E Shtunë, 31 Tetor 2026

Niveli i humbjeve teknike ne masen 15.2 per qind

11/10/2010ERE miraton studimin per 2009-en

Enti Rregullator i Energjise ka miratuar studimin per nivelin e humbjeve teknike te OSSH-se ne vitin 2009. Ne mbeshtetje te pikes 4.5 te deklarates rregullatore Bordi i Komisionereve te Entit Rregullator te Energjise ERE ne mbledhjen e tij te dates 8.9.2010 pasi analizoi studimin e humbjeve te kryer nga eksperti i pavarur Pricewaterhouse Coopers dhe te paraqitur nga OSSH sh.a. dhe relacionin e pergatitur nga drejtorite teknike vendosi te miratoje studimin e humbjeve teknike te paraqitur nga OSSH sh.a dhe te percaktoje nivelin e humbjeve teknike per vitin 2009 ne masen 15.2 per qind si pjese e nivelit total te humbjeve ne sistemin e shperndarjes te percaktuar ne vendimin nr. 46 date 14.6.2010 Mbi kerkesen e OSSH sh.a. lidhur me nivelin e humbjeve te energjise elektrike per vitin 2008 - theksohet ne vendimin e ERE-s. Vendimi ngarkon Drejtorine Juridike dhe e Mbrojtjes se Konsumatorit te njoftoje OSSH sh.a. per kete vendim. Nje vit me pare ERE-ja nuk ka pranuar nivelin e humbjeve te prezantuar nga OSSH-ja per vitin 2008 i cili u percaktua ne nivelin 35.7 per qind. Argumenti kryesor ishte fakti se humbjet sipas auditit qe firmosi bilancin e OSSH-se per vitin 2008 rezultuan 3.7 per qind me pak se sa pranonte OSSH-ja. Kjo sepse niveli i humbjeve pritet te reflektohej ne nivelet e reja te cmimeve qe miratoi Enti Rregullator i Energjise ne fund te dhjetorit dhe qe hyne ne fuqi ne fillim te ketij viti. Humbjet me te medha ne rrjet konstatohen tek konsumatoret familjare te cilet perbejne me shume se 60 per qind te konsumit te energjise elektrike. Duke ditur se niveli i humbjeve eshte nje prej elementeve kryesore qe mbeshtet kerkesen per rritjen e cmimit te energjise pritet qe te reflektohet edhe ne vendimin e ERE-s per cmimin e energjise per vitin e ardhshem.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›