Red Bull ndryshon imazh
Kampionët kanë gjithmonë nderin të fundit.
Red Bull ka zgjedhur të prezantojë makinën e re të Botërorit 2013 në Formula 1 pas rivalëve.
Krijesa e re quhet RB9. ajo që goditi menjëherë është ndryshimi i ngjyrës.
Njëvendëshja e re nuk është më blu, por vjollcë.
Kjo është risia më e madhe, sepse vetë makina është një përmirësim i konceptit të mëparshëm.
“Këtë vit ka qenë më e vështirë. Kjo makinë është evoluimi i asaj të një viti më parë. Nuk janë bërë ndryshime të mëdha, sepse rregullorja ka qëndruar praktikisht e njëjtë”
Kampioni i botës, Sebastian Vettel mbetet me këmbë në tokë.
“Fakti që jam kampion në fuqi nuk përbën asnjë avantazh në startin e sezonit. Kësaj makine ende nuk i kam vënë një emër, sepse më parë duhet të njihemi”.
Njëvendëshja e re e Red Bull do të debutojë të martën në provat e Jerez.