E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohet miratimi i reformës financiare të Obamas


Reforma e planifikuar financiare e Presidentit amerikan, Barack Obama për një kontroll më të rreptë të Wall-Street-it po ndesh me një rezistencë të ashpër të paparishikuar. Republikanët opozitarë ia arritën qëllimit për të bllokuar një miratim të shpejtë në Senatin Amerikan. Dy senatorë nga partia e Obamës iu bashkuan republikanëve dhe ndihmuan kështu arritjen e numrit të duhur të senatorëve për bllokimin e kësaj reforme. Miratimi tjetër pritet të zhvillohet gjatë mbrëmjes së të enjtes. Reforma financiare konsiderohet si një nga planet më të rëndësishme në politikën e brendshme të Presidentit amerikan. Obama synon me këtë reformë mbikqyrjen më të rreptë të bankave, me qëllim mospërsëritjen e tronditjeve të rënda financiara, si ajo e vitit 2008. Ndërkohë në Dhomën e Përfaqësuesve reforma është miratuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›