Selanik, shqiptarja vret djalin dhe veten
Tragjedi në një familje shqiptare në Selanik të Greqisë. Marjana Vincani, emigrante shqiptare ka vrarë pasditen e djeshme djalin e saj 5 vjeçar dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë u regjistrua në banesën e saj në lagjen "Ajos Dhimitrios". Ka qenë bashkëshorti i viktimës dhe djali i tyre 20 vjeçar që kanë zbuluar tragjedinë. Mësohet se Vincani pasi kishte mbytur të birin, kishte vrarë veten me armë të ftohtë. Burimet policore, njoftojnë se 45 vjeçarja, vuante nga ç'regullime mendore.