E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reeker: Bisedimet hap para, duhet të hiqen barrikadat

Prishtina dhe Beogradi kanë bërë një hap para në procesin e bisedimeve ndërsa ka ardhur koha që të hiqen barrikadat në veri”. Ky ka qënë vlerësimi i dhënë nga diplomati amerikan, Philip Reeker për mediat kosovare.

Sipas tij, SHBA-të po punojnë ngushtë me Gjermaninë dhe Austrinë rreth çështjeve ballkanike, sikurse vlerëson se Brukseli i ka dhënë Kosovës perspektivë të qartë evropiane.

Për të, Kosova ka mundësi për fillimin e dialogut për liberalizimin e vizave, por edhe mundësitë për progres në çështjet tregtare si dhe anëtarësimin në Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim.

Periudha që kaloi ka qenë mjaft intensive dhe ne pandërprerë po angazhohemi në lidhje me këto tema dhe duhet ta bëjmë këtë edhe më tutje, sepse Ballkani Perëndimor ka rëndësi të madhe për Evropën, ka thënë Reeker.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›