Reeker Hapat per afrimin e Kosoves dhe Serbise me BE-ne ne te mire te rajonit

Zoti Reeker tha se Shtetet e Bashkuara mbeshtesin aspiratat euro-atlantike te rajonit dhe vleresojne si pozitive zhvillimet e fundit perfshire dhenien e statusit te kandidatit per Serbine dhe hapjen e studimit te fizibiletit per marreveshjen e stabilizim-asociimit per Kosoven.
Ky eshte nje hap shume i rendesishem per orentimin evropian te Kosoves dhe perforcon perspektiven evropiane te vendit. Ne besojme qe nga keto hapa perfitojne jo vetem keto vende Serbia dhe Kosova por i gjithe rajoni.
Zoti Reeker tha se mes reformave qe duhet te permbushe Serbia eshte edhe vazhdimi i dialogut me Kosoven te ndermjetesuar nga Bashkimi Evropian perfshire rruget per te permiresuar jeten e qytetareve te dy vendeve dhe normalizimin e marredhenieve. Ai tha se ka ardhur koha per zbatimin e marreveshjeve te arritura.
Shtetet e Bashkuara do te vazhdoje te mbeshtesin keto perpjekje dialogun e udhehequr nga Bashkimi Evropian. Perpjekjet tona kane si synim te ndihmojne per te cuar perpara reformat dhe per te gjetur zgjidhje paqesore qe te kontribuojne ne stabilitetin sigurine dhe mireqenien e gjithe njerezve ne rajon.
Zoti Reeker tha se nje nga marreveshjet qe duhet vene ne zbatim eshte ajo per menaxhimin e integruar te kufirit. Ai theksoi nevojen e levizjes se lire per EULEX-in dhe KFOR-in ne gjithe Kosoven. Zoti Reeker u shpreh kunder mbajtjes se zgjedhjeve te Serbise ne Veriun e Kosoves.
E kemi shprehur shume qarte dhe OKB-ja e ka bere gjithashtu te qarte se mbajtja e zgjedhjeve ne Kosove jo nen juridiksionin e Kosoves do te nxirrte perfaqesues qe nuk do te kishin autoritet.
Ne planin e pergjithshem per veprim tha ai parashikohet mbajtja e zgjedhjeve ne kuadrin ligjor te Kosoves. Zyrtari i larte i Departamentit te Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara po bejne perpjekje te vazhdueshme per shtimin e njohjeve dhe i inkurajojne ne kete drejtim udheheqesit e huaj te vendeve qe nuk e kane bere nje gje te tille.
Vendet qe nuk e njohin Kosoven duhet ta bejne nje gje te tille sepse ne mendojme se eshte e rendesishme per stabilitetin rajonal dhe eshte shume e qarte sic e beri te qarte edhe Gjykata Nderkombetare e Drejtesise qe deklarata e pavaresise ishte ne perputhje me rezoluten 1244 dhe te drejten nderkombetare.
Zoti Reeker tha se Uashingtoni i nxit ta bejne nje gje te tille edhe pese vendet e BE-se qe nuk e kane njohur Kosoven dhe theksoi se Keshilli Evropian mori nje hap te rendesishem me studimin e fizibilitetit dhe se e gjithe ideja e integrimit te Ballkanit Perendimor eshte qe keto vende te perfshihen ne familjen evropiane.
Duke folur per incidentin e fundit ne Maqedoni ku u goditen nxeneit shqiptare zoti Reeker e denoi ate dhe shprehu keqardhjen per ta.
Ata qe sulmojne femije dhe nxenes jane njerezit me te ulet. Keto veprime jane te pakuptimta. U bejme thirrje te gjitha paleve qe te ruajne qetesine. Kjo situate duhet te perballohet permes ligjit dhe rendit. Duhet te zbulohet se cfare ndodhi te merren vesh faktet dhe te lejohet procesi ligjor te beje punen e tij tha zoti Reeker.