E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza në fqinjin jugor, arrihet marrëveshja me kreditorët

09-03-2012 / Gazeta 55

Qeveria greke ka bërë me dije se ka arritur të marrë mbështetjen e 85.8 për qind të aksionerëve, të cilët kanë rënë dakord të reduktojnë borxhin me 53 për qind të vlerës së bonove të tyre. Borxhi mjaft i lartë i vendit ka detyruar investitorët të japin pëlqimin e tyre për marrëveshjen. Marrëveshja përfshin 172 miliardë euro të borxhit dhe investitorët kanë një humbje prej 74 %.
"Në emër të qeverisë, unë dëshiroj të shpreh vlerësimin për të gjithë kreditorët tanë, të cilët kanë mbështetur programin tonë ambicioz dhe kanë marrë përsiper sakrifica kaq të medha, në këtë përpjekje historike “– u shpreh kështu ministri grek i Financave Evangelos Venizelos. "Greqia do të vazhdojë zbatimin e masave të nevojshme për të arritur stabilitet financiar dhe ta kthejnë Greqinë në rrugën drejt rritjes ekonomike – u shpreh ai.
Marrëveshja në fjalë eviton shpalljen e falimentit për Athinën zyrtare, pasi në rast se nuk do të arrihej kjo marrëveshje, qeveria nuk do të merrte ndihmën nga FMN dhe BE në paketën e re të shpëtimit. Një ditë më parë, një zyrtar i qeverisë bëri të ditur se marrëveshja ishte arritur, por zyrtarisht qeveria e konfirmoi në orët e para të mëngjesit te se premtes.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›