E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazeta Bild nuk do të publikojë më nudo në faqen e parë

Një hap i madh për gazetën më të madhe në Gjermani dhe Europë, BILD. Nga dita e sotme nuk do ketë më femra nudo në faqen e parë. Ditën e 8 marsit redaksia ka vendosur që të heqë “Vajzën e Zhveshur të Faqes 1”.

Mbi 5 mijë femra janë zhveshur që nga viti 1984 për të pozuar për gazetën me një tirazh të përbindshëm. Por në Ditën e Gruas, redaksia ka reflektuar. Dhe vendimin e kanë marrë vetëm meshkujt e redaksisë pasi 300 femrat kolege ishin pushim.

Në foto, femra e fundit nudo që del në faqen e parë. Por a do ketë sërish gjëra të tilla në gazetë? Natyrisht, por në brendësi dhe të paketuara më mirë.

Në vitin 1970 ishte gazeta britanike ‘The Sun’ që nisi të nxirrte në faqen 3 femrat e zhveshura. Ato njiheshin si ‘Page 3 Girls’. Gazeta nxori nudo emra të tillë si Samantha Fox apo Katie Price. Madje pati një debat në parlament kur nisën të publikohen të tilla foto. Por gjermanët e Bild shkuan më tej, e nxorën vajzën nudo në faqe të parë.

Tani gjërat kanë ndryshuar, por Bild premton se do i përmbahet si gjithmonë motos së saj: ‘Të vërtetat e zhveshura- ne i tregojmë të dyja’.

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›