E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet për larje hesapesh 40-vjeçari shqiptar në Itali

vrasja ne itali, foto ilustrueseItali/Ekzekutohet për larje hesapesh një shqiptar dhe plagoset një i dytë që mendohet se ka qenë rastësisht në tavolinë. Krimi ka ndodhur orët e vona të së dielës në Piaçenza, në ambientet e një lokali ku viktima po qëndronte. Persona ende të paidentifikuar iu afruan 40-vjeçarit Sadik Hajdarasi, duke e qëlluar me pistoletë. Shqiptari është përpjekur që të shpëtojë duke vrapuar, por atentatorët e ndoqën nga pas duke e qëlluar edhe në qafë për vdekje. Nga plumbat mësohet se mbeti i plagosur edhe një tjetër shqiptar që ndodhej me viktimën, i identifikuar si Artur Kala, por që nuk ka qenë shënjestër e atentatorëve. Policia italiane nisi menjëherë hetimet dhe nga verifikimet e kryera rezulton se Hajdarasi është vrarë për larje hesapesh dhe konflikte me grupe të tjera në afera droge. Media italiane raportoi se 40-vjeçari ishte i skeduar në konflikte, por nuk përjashtohen edhe motive të tjera. Dëshmitarët thanë se Hajdarasi është qëlluar me armë zjarri nga dy persona që udhëtonin me një makinë tip Fiat Punto, me ngjyrë gri, ndërsa ndodhej në një lokal në Piaçenza nën shoqërinë e një shqiptari tjetër. Mësohet se 40-vjeçari, fillimisht i plagosur, është munduar të largohet, por është qëlluar sërish në kurriz nga atentatorët duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia tha se nga makina dolën dy persona, kurse dy të tjerët kanë qëndruar brenda. Dy prej tyre iu afruan tavolinës ku qëndronte 40-vjeçari. I kanë thënë diçka në shqip, që nuk është zbardhur ende dhe e kanë qëlluar me një plumb në gjoks. Në këto momente Hajdarasi ka kuptuar atentatin dhe është përpjekur të largohet, por jo për shumë metra. Autorët e qëlluan edhe me një plumb afër kokës, pas qafe, duke e lënë të vdekur. Në pak sekonda, sipas dëshmitarëve, hipën në veturë dhe u larguan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›