E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reeker vlerëson vizionin e krye-bashkiakut Basha për një Tiranë moderne

Në kuadër të vizitës së tij në Shqipëri dhe takimeve me personalitete të larta të vend, zv/ndihmës Sekretarit amerikan i Shtetit, Philip Reeker është takuar edhe me kreun e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
 

Gjatë takimit të tyre Reeker vlerësoi vizionin e krye-bashkiakut Basha për një Tiranë moderne dhe Europiane, ndërsa vlerësoi edhe mjedisin e përshtatshëm që Basha u ka krijuar bizneseve të huaja për investim në Tiranë.
 

Pas vizitës të Bashës në SHBA, ky ishte takimi i dytë me Reeker që pas emërimit si zv.ndihmës Sekretar Shteti.

Në vizitën e parë në Tiranë që prej një viti kur është emëruar në detyrën e tij në DASH, ambasadori Reeker ka pasur një axhendë të ngjeshur e cila ka nisur me një konferencë për Rolin e ardhshëm të NATO-s dhe BE-së në Evropën Juglindore që u mbajt në Durrës.Zyrtari i DASH pati një takim me Kryeministrin Berisha dhe ministrin e Jashtëm Edmond Panariti.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›