Si administrohen bizneset e botes se krimit

Shumica e tyre jane dhene me qera dhe administrohen nga agjensia por disa te tjera ne pritje te nje vendimi perfundimtar nga gjyqesori qendrojne te vulosura.
Aktualisht Prokuroria e Krimeve te Renda po verifikon te gjitha procedimet e regjistruara qe prej vitit 2007 te personave qe ndodhen nen gjykim ne Gjykaten e Krimeve te Renda apo qe jane ende nen hetim nga prokuoret.
Ne total sipas burimeve te prokurorise jane te hapura 121 hetime pasurore nderkohe qe vetem brenda vitit 2010 jane dhene 8 vendime sekuestroje per 24 prona dhe 14 llogari bankare. Mes llogarive te bllokuara ne banka ka patur depozita edhe mbi 2 milion euro.
Behet fjale per pasurite e te gjithe shtetasve qe akuzohen nga Prokuroria e Krimeve te Renda per trafik narkotikesh krijim organizate kriminale apo pjesemarrje ne te vepra te kryera ne kuader te grupit te strukturuar kriminal trafik femrash per prostitucion trafik te armeve dhe municioneve luftarake heqje e paligjshme e lirise dhenie ndihme per kalim te paligjshem te kufirit.
Top channel publikon rastet me te fundit kur Prokuoria e Krimeve te Renda i ka derguar gjykates kerkesen e konfiskimit te pronave dhe llogarive bankare te disa te pandehurve qe jane nen gjykim.
Agjensia e Administrimit i jep pronat me qera dhe me vendim gjykate cakton nje administrator ne menyre qe pronat te vazhdojne te jene ne eficense. Por ka edhe te tilla qe nuk jane marre per tu vene ne pune nga askush per shkak te fames se keqe qe ka patur pronari i saj.
Me aplikim te ligjit te ri Antimafia gjykata ka te drejte te jape vendim sekuestroje edhe per prona te te denuarve nga gjykatat e huaja atehere kur ky vendim njihet nga autoritetet gjyqesore shqiptare. Te tilla jane tete raste te shtetasve shqiptare qe jane denuar ne Itali per veprat penale qe gjykohen nga Krimet e Renda dhe te cileve po u verifikohen pasurite nga prokuroret e Krimeve te Renda.