Referendum pavarësie, arrihet marrëveshja britanike-skoceze
Kryeministri britanik, David Kameron dhe ministri i parë skocez, Aleks Salmond, pritet që sot të nënshkruajnë një marrëveshje për mbajtjen e një referendumi mbi pavarësinë në Skoci. Marrëveshja po nënshkruhet pas fushatës dyvjeçare për të përcaktuar të ardhmen e unionit 300-vjeçar dhe do të finalizohet rreth vitit 2014. Kameron, i cili e kundërshton me forcë shpërbërjen e Britanisë, do të takohet sot në Edinburg me liderin e Partisë Kombëtare Skoceze, Aleks Salmond. Sondazhet tregojnë se një pakicë është në favor të ndarjes nga pjesa tjetër e Britanisë.