Referendumi i Kosoves Lindore
Refik HASANI*
Me rastin e 16 vjetorit te mbajtjes se Referendumit me 1 e 2 mars 1992 nga banoret e Komunave te Medvegjes, Bujanocit dhe Presheves per Autonomi Territoriale - Politike me te drejte bashkengjitje me Kosoven ame. Kosova Lindore eshte territor i banuar me popullate shumice Shqiptare i shkeputur padrejtesisht nga trungu i Kosoves historike u nda dhe u aneksua nga Serbia.
Me daten 1 e 2 mars 2008 mbushen 16 vite kur per dy dite rresht te vitit 1992, populli Shqiptar i Komunave te Medvegjes, Bujanocit dhe Presheves shpalli Kosoven Lindore si Autonome, duke themeluar edhe Kuvendin per Autonomi territoriale - Politike te shqiptareve te tri komunave te cekura me larte me te drejte bashkimi me Kosoven. Ky referendum ishte nje akt sublim, vullnet i shprehur ku u zgjodh edhe kryetari dhe njeriu qe ishte shume i meritueshem per mbarevajtjen e ketij Referendumi Profesori i nderuar z. Ibrahim Kadriu. Referendumi u mbajt nene kushte tejet te renda, lirisht munde te shprehemi nene nje gjendje te jashtezakonshme, ku pati shume qytetare Shqiptare qe u moren ne biseda informative. Pati edhe te keqtrajtuar psikikisht dhe fizikisht por edhe disa dhjetera persona te arrestuar nga ai pushtet i atehershem, ku nga ajo kohe vetem bartesit e pushtetit u nderruan e assesi ne kuptimin pozitive ne te mire te Shqiptareve. Pervec ne tri komunat qe u votua ju mundesua qe edhe mergata e ketyre tri komunave qe ishin me pune te perkohshme jashte, te shprehin vullnetin dhe ne menyren me plebishitare edhe ne shume shtete ne Evrope ku me nje pjesemarrje masovike prej 98, 43% votuan qe Kosova Lindore te perbej dhe formoj edhe Kuvendin per Autonomi Territoriale - Politike me te drejte bashkimi me Kosoven. Te perkujtojme qe Referendumi i mbajtur me 1 e 2 mars 1992 eshte nje akt shume domethenes me vlera dhe nota me te larta edhe me aktet juridike nderkombetare edhe pse jo i pranuar por ishte i monitoruar nga te gjitha anet, ku u shkrua dhe u komentua mjafte ne keto ane te Ballkanit te trazuar. Deri ne ate kohe edhe popujt konstituive te ngrehines artificiale te quajtur Jugosllavi ende ishin me qendrimin jo te prera, kurse shqiptaret ne Kosoven Lindore mbajten Referendumin e tyre. Pra ne kete rast ne nuk munde te krahasohemi as me Hungarezet ne Vojvodine e as me Boshnjaket ne Sanxhake sepse kemi elemente qe njihen dhe pranohen edhe me akte nderkombetare. Shqiptaret Etnike e kuptuan me kohe edhe pse ende RSFJ-ja ishte jo ende e shperbere qe te bejne cmos per ndryshe ne aspektin e statutit te tyre te percaktuar jo drejtesisht qe pastaj edhe per konsolidimin e pergjithshem.
Cfare u arrit qe nga ajo kohe e deri me sot
Ende mungon liria e plote e levizjes, mungon rregullimi me ligj per perdorimin e simbolit tone Kombetar Shqiptar, Flamurit. Ende mbetet per tu deshiruar rritja e te punesuarve ne administrata Komunale te tri Komunave si ne Gjykata, Shendetesi. Liria e levizjes mungon ka shume droje, frike e psikoze per shkak qe ne kete Rajon kemi 30 baza ushtarake me nje arsenal te madh armatimi te perqendruar krejt afer kufirit me Kosoven. Policia Multietnike ende ne numer te vogel ne krahasim me numrin e popullates. Nuk kontrollon rajonin ne baze te marreveshjes se Konqulit, rasti me i fresket eshte kur po i detyrojne Policet shqiptare te sherbejne jashte Komunave te veta. Mungon se paku nje Fakultet i Edukimit publike ne gjuhen shqipe. Kerkesat gati se nuk kane nderruar qe nga ajo kohe per ndertimin e nje Spitali te pergjithshem Rajonal me seli ne Presheve. Mungon finalizimi dhe konkretizimi, venia ne jete e rezultateve te Referendumit per nje Autonomi Territoriale - Politike dhe me te drejte bashkengjitje me Kosoven ame. Nuk duhet harruar per asnje qaste qe pas referendumit u bene perpjekje te shumta qe Shqiptaret e kesaj zone mos te pajtohen me gjendjen e tyre ne shume sfera, kur edhe organizuan dhe bene Luften e armatosur nga perfaqesuesit me te mire te popullit, pra UCPMB-ja. Pas shume betejave dhe lufterave heroike u arrit qe Shqiptaret te faktorizohen ne nivelin me te larte dhe te ulen te tryezen e bisedimeve. Marreveshja e Konculit ishte bisedim ne mes te tri paleve :
- Faktorit Politike dhe Ushtarake te Shqiptareve te Kosoves Lindore.
- Qeveria e Serbise dhe
- Faktori Nderkombetare per marrjen fund te luftes se armatosur, demilitarizimin e ketij Rajoni me disa pika, kushte konkrete lidhur me nderprerjen e luftimeve.
Pas nenshkrimit te marreveshjes se Konculit dolen ne shesh shume ceshtje si shkaterrime qe beri shteti Serbe perzenien, debimin dhe zhvendosjen e shume lokaliteteve Shqiptare si te infrastruktures dhe te qindra shtepive, te mijerave banore te debuar qe leshuan vatra e veta, si pasoje e luftes. Ku vetem pas qershorit te vitit 1999 deri me 31 dhjetor 2002 vetem ne Komunen e Gjilanit te ardhur prej Kosoves Lindore jane 11. 783 banore. Kategoria e te zhvendosurve nga ne vecanti nga Komuna e Medvegjes, Malesia e Bujanocit dhe Karadaku i Presheves jane problemi shume i mprehte qe asnjehere qeveria Serbe nuk deshi as te degjoi se le te interesohet dhe investoj per rikthimin e tyre ne shtepite dhe pronat e veta.
Me 14 janar 2006 Keshilltaret Shqiptare te Medvegjes, Bujanocit dhe Presheves ne nje seance te perbashket te mbajtur ne Presheve miratuan nje Platforme Politike ne tri pika themelore : Parimet, Kerkesat e vecanta dhe Dispozitat perfundimtare ku nga 61 Keshilltare Komunale sa ishin prezente ne miratimin e kesaj platforme nga 66 qe jane shqiptare ne tri Komuna vetem nje ishte i permbajtur. Deri me tash jane tri elemente, veprime qe kane peshe edhe me aktet me te larta nderkombetare qe Kosova Lindore po bene perpjekje te vazhdueshme qe te dallohet, te formoje nje identitet te vetin si me :
- Referendumin e mbajtur me 1 e 2 mars 1992
- Me organizimin dhe formimin e UCPMB-se
- Marreveshjen e Konculit
- Seanca e perbashket e te gjithe keshilltareve Komunal te zgjedhurit e popullit miratuan nje Platforme te perbashket politike.
A jane te mjaftueshme keto veprime ne realizimin e aspiratave dhe synimeve te Popullates shumice te Kosoves Lindore
Duhet edhe me tej te vazhdohet por gjithmone duke patur parasysh qe tashme Kosova eshte shtet dhe Republika e Kosoves eshte ndihmesa me e madhe per gjetjen e zgjidhjes per krahun e vete Lindore. Duke llogaritur ne Politiken e jashtme nese se shpejti do te kemi edhe perfaqesi diplomatike neper bote.
Kerkohet qe edhe njehere te rikonfimohet vullneti i popullit pra te parashihet shqyrtimi serioz edhe per mbajtjen edhe te nje Referendumi per autonomi Territoriale - Politike me te drejte bashkengjitje me Kosoven ame.
Cka eshte me e rendesishmja popullata duhet te jete prezente pra fitorja me e madhe eshte nese arrijme ta ruajme prezencen e faktorit njeri qe eshte edhe percaktues vendimtare i territorit sipas ligjeve pozitive nderkombetare.
Subjektet politike dhe njerezit me ndikim, intelektualet te marrin pjese me shume ne jeten politike e publike ku se bashku me grupet e interesit per te pasur nje qendrim, unitet, harmonizim dhe koordinim ne realizimin e kerkesa para qeverise Serbe dhe faktorit Nderkombetare e jo si deri me tash te ndare e jo unike p. sh lidhur me pjesemarrjen per parlament te Serbise disa ishin pro e disa kunder, keshtu nuk munde te ndertojme ndonje strategji veprimi qe do te jape rezultate te pritshme.
1 - Ndertimi i konsensusit per gjera fondamentale
2 - Rikonfimim i Referendumit se bashku me kerkesen qe ne kete
rajon te kete,
3 - Mbikeqyrje te perhershme te forcave te sigurise nderkombetare
keto duhet te jene tri shtyllat e te ardhmes per Kosoven Lindore.
Shume pake behet ne shenimin e kesaj date historike, ne evakuimin e kesaj ngjarjeje ne forma te ndryshme si perkujtimin permes mbajtjes te ndonje akademie por edhe manifestime te ndryshme. Nga ne varet e tera sa ne jemi te perkushtuar ne objektivat tona, ne realizimin e plebishitit te popullit. Edhe me tej te plotesohet me elemente te kohes qe po jetojme, per tu bere realitet Referendumi i Kosoves Lindore per Autonomi Territoriale - Politike dhe me te drejte bashkengjitje me Kosoven ame.
(*) Autori eshte ecc. i dipl. nga Bujanoci dhe jeton ne Gjilan.
E-mail adresa: refikhasani@hotmail. com