Zhvendoset ne Larisa dialogu mes shoqatave*
Ne kuadrin e perpjekjeve per konsolidimin e nismes per Bashkimin e Shoqatave Shqiptare ne Greqi, dhe perfaqesimin dinjitoz te komunitetit tone ne te gjitha segmentet e jetes politiko-sociale te Greqise, u zhvillua keto ne qytetin e Larises, takimi i radhes i grupit iniciator me pjesemarrjen e perfaqesuesve te nje numri te konsiderueshem shoqatash te emigranteve.
I parapriu ai i dates 3 Shkurt ne Athine, ku u hodh hapi i pare dhe u zhvilluan debatet paraprake mbi mundesite, rruget, veshtiresite por dhe nevojen, tashme imediate, te nje bashkimi te tille.
Takimi ne fjale, terhoqi edhe vemendjen e pushtetit dhe mediave lokale, per vete faktin se, zhvillohej ne nje qytet provincial ku, prezenca e emigranteve, fale dhe pozicionit gjeografik te zones se Thesalise, eshte mese e ndjeshme. Keshtu, te pranishem, nder te tjere, ishin edhe Kryetari i Bashkise se Larises Kostas Xhanakulis, Kryetari i Qendres Punetore te Larises, Janis Blekos, gazetare te mediave te shkruara, televizionet dhe radiot lokale. Ne fjalen e tij pershendetese, pasi uroi mireseardhjen per te pranishmit dhe kenaqesine qe ata zgjodhen pikerisht qytetin e tyre per te vazhduar dialogun e nisur ne Athine, Kryebashkiaku Xhanakulis theksoi "perkrahjen e pakursyer ndaj problemeve qe ndeshin perdite bashkatdhetaret tuaj ketu si dhe bashkepunimin sa me te ngushte mes instancave te pushtetit lokal dhe shoqatave te emigranteve ne qytet". Nje pershendetje te shkurter u drejtoi te pranishmeve edhe perfaqesuesi i Qendres Punetore te Larises, Janis Blekos, ku nenvizoi jo vetem faktin se "problemet e punetoreve nuk njohin kombesi por dhe realitetin qe perjetojme ne sindikatat e tona ku, sa here shtrohen ceshtje qe kerkojne zgjidhje nga pushteti lokal dhe ai qendror, nuk leme pa perfshire ne to dhe emigrantet". Mireseardhjen, bashkatdhetareve nga rrethe te ndryshme te Greqise, ju a uroi Engjell Mici, pjesetar i iniciatives dhe perfaqesues i shoqates se te huajve te Larises. Theksoi nder te tjera Mici: "Gjej rastin te percjell nga ky takim, nje mesazh miqesie per popullin grek por dhe per te gjithe bashkepatriotet tane me banim ne Greqi. Ne e duam atdheun tone ku lindem dhe respektojme vendin qe beri te mundur te realizojme endrrat tona! Pas kesaj, fjalen e moren iniciatoret e tjere per te shtruar per diskutim me te pranishmit, pikat kryesore te platformes qe ata kane formuluar, duke dashur keshtu, ta pasurojne ate per ta bere edhe statutin perfundimtar te bashkimit. Dialogu qe vijoi u dha te pranishmeve mundesine te shtronin pyetjet e tyre dhe te merrnin, ne masen e mundshme, pergjigjet e nevojshme. Paqartesive dhe shqetesimeve te natyrshme qe ata shprehen, u munduan t'u pergjigjen me argumente dhe me fryme konsensuale, duke kerkuar shpesh edhe nga vete ata propozimet perkatese, aktivistet Niko Ago( me rolin edhe te koordinatorit te takimit) Fatos Malaj, Adriatik Arifi, Llambro Gjika, Mimoza Dako, Irfan Abazi, Aleksander Prifti, Ari Stefa etj. , qe perbejne nje pjese te grupit iniciator. Secili me vete por dhe te gjithe sebashku, i meshuan nevojes qe ka lindur per pergjegjesi intelektuale e qytetare, per te lene menjane mizerjen dhe mediokritetin, konfliktet mes njeri-tjetrit dhe konfrontimet me shoqerine ku jetojme, fakt ky qe fatkeqesisht, sikurse theksuan ata, ka ndodhur deri me sot, per hir te perfaqesimit anemik por edhe te demshem hera -heres, nga persona qe vetem sherbime te keqija i sjellin komunitetit shqiptar ne Greqi. U perfaqesuan ne takim shoqata e Halkidhikise nga Vangjel Dhoska, e Kardhices nga Stefan Dobra, e Selanikut nga Mimoza Dako, e Korinthit nga Irfan Abazi, e Kavalles nga Aleko Zeqaj, e Megara-se nga Ardian Daullja, e Aspropirgos nga Fatos Malaj, e Volos nga Eduart Tafaj dhe e Larises nga Engjell Mici. I pranishem ishte edhe perfaqesuesi i shoqates "Arberia" Paulin Maci i cili shprehu paqartesite e veta per nismen dhe kerkoi pak kohe, per t'ju pergjigjur pozitivisht ose jo pjesemarrjes ne te. Nderkohe, perkrahjen ndaj nje nisme te tille e shprehen edhe Streha Kulturore nepermjet Eda Gemit, Shoqata Studentore e Patres nepermjet Hergys Manajt, Levizja Studentore e Athines me Kosta Papa, ajo e Trikalla-se me Ilir Dibren, e Palinit me Arjan Tullumin, Shoqata Kulturore e Lasithit me Shkelqim Brahushin, Forumi i Emigranteve ne Rethimno me Liljana Saliun, ajo e Punetoreve te Greqise se Veriut me Jorgji Pellumbin dhe Shoqata e Amaliadhes me Defrim Hasen. Iniciatoret u bene thirrje te gjithe intelektualeve dhe aktivisteve shqiptare, studenteve dhe biznesmeneve, gazetareve dhe shkrimtareve, specialisteve dhe punetoreve, te organizuar ose jo ne shoqata dhe grupime te ndryshme, te mos ngurrojne te behen edhe ata pjesemarres aktive dhe pjese perberese e kesaj nisme, per t'i dhene fund, prezantimit te shtrember te fytyres se emigrantit shqiptar ne Greqi.
(*) Niko Ago, I ngarkuar per shtypin
e-mail: agonec@gmail. com