“Referendumi për imunitetin, ndarje mes vlerave që ka heqja dhe antivlerave të ruajtjes së tij”

Flet deputeti i partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj
Deputeti i partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se për heqjen e imunitetit me referendum afermativ trajektorja kohore është e bollshme për të filluar procedurat për të konsultuar shqiptarët për një çështje kaq të rëndësishme.
Në një prononcim për mediat deputeti Alibeaj ka theksuar se, nuk është koha për të bërë ende një bilanc për një çështje të humbur. Sipas tij e humbur është mos gjetja e një konsensusi të mirëpritur që do të ishte një injektim i mirëbesimi për klasën politike.
“Ajo që shpresoj të mos ndodhë është, sipas përllogaritjeve fakti se heqje e imunitetit me anë të ndryshimit kushtetues ka qenë identifikuar si pika 8 e 12 rekomandimeve të BE-së, përmbushja e të cilave do të sillte marrjen e statusit të vendit kandidat, ka gjasa të dëmtojë punën e Shqipërisë për marrjes e statusit. Mos marrja e statusit të vendit kandidat do të ishte një shans i humbur sepse heqja e imunitetit nuk është një qëllim në vetvete, por së paku ky votim ligji do të rregullonte frymën e ambientit politik, dhe së dyti do të sillte nëpërmjet ridimendisionimit të marrëdhënieve institucionale apo parlamentare midis pushteteve (prokurori, politikë e institucioneve të pavarura) do të rikthente funksionimin normal. Pra janë të gjitha këto të mira që do të sillte ndryshimi i Kushtetutës për heqjen e Imunitetit”, theksoi Alibeaj.
Sipas tij, ajo që është e vërtetë dhe prekshme nga publiku është të dijë cilat kanë qenë motivet e së cilës palë në këtë çështje.
“Me duhet ta them ajo që është e rëndësishme mazhoranca ka treguar persistencë (vijueshmëri) dhe konsistencë (qëndrueshmëri), sinqeriteti në ofertën e saj politike për heqjen e imunitetit dhe për përmbushjen më vullnet të plotë të rekomandimeve. Ka pasur si prioritet përmbushjen e 12 rekomandimeve për marrjen e statusit të vendit kandidat. ndërsa nga ana e PS-së është demonstruar një jo sinqeritet duke bërë dhe llogari cinike”, nënvizoi Alibeaj.
Ndërsa ka deklaruar se ka rrugë të tjera për të arritur heqjen e imunitet dhe përmbushjen e rekomandimeve.
“Rruga tjetër është rruga e referendumit. E sinqertë ose jo, grupi parlamentar i partisë demokratike, i asaj të Lëvizjes Socialiste për Integrim apo deputetë të tjerë ka qenë se me datë 6 gusht, ora 10, të votohej ‘pro’ për ndryshimin e Kushtetutës. Besoj se nuk ka sinqeritet më të madh sesa kaq për të vetmen arsye se çështja e imunitetit nuk është vetëm një çështje apo kauzë politike e mes gushtit”.
Ndërkohë për kohën e realizimit të referendumit duke pasur parasysh se jemi në një vit elektoral, anëtari demokrat i komisionit të Ligjeve, Alibeaj është shprehur se “çfarë do lloj çështje referendare kur i drejtohesh popullit që të vendosë është e mirë sepse Shqipëria dhe qytetarët e saj të emancipuar përkundër grupit parlamentarë të PS-së, që të ketë një ndarje të qartë të vlerave që ka heqja e imunitetit dhe antivlera e ruajtjes së mburojë së imunitetit. Kjo është një kauzë e fituar referendare. Por nuk është kjo përpara zgjedhjeve politike të 2013 për të fituar kredi, por ka mjete ligjore që çështja e parë e diskutuar për kufizimin e imunitetit mund të realizohet. E ka thënë dhe komisioni i Venecias kur është pyetur në 2007 nga parlamenti për një akt normative (nëse në rregullore përcaktohej me 3/5 e votave të parlamentit) të heqjes së imunitet në procedurë dhe përmbajtje, si një mjet efikas. A mundet ky mjet i zgjedhur të kufizojë imunitetit? Përgjigja ka qenë e pastër. Po! Një ligj që miratohet me referendum, jo sipas neni 177 të rishikimit kushtetues, por neni 150 që bëhet fjalë për referendumin e përgjithshëm është një ligj që është i barasvlershëm edhe me ligjet me shumicë të cilësuar. E ka një përgjigje pozitive. Pra, mjafton të bëhen ndryshime ligjore. Kushtetuta jonë, në nenin 150 parashikon mundësinë që me referendum ose të shfuqizosh një ligj (abrogativ), ose të miratosh një ligj të ri (afermativ), të barasvlershme me ligjet e thjeshta ose me shumicë të cilësuar. Me një llaf, populli mund të miratojë një ligj”.