E Shtunë, 31 Tetor 2026

Delet e Dash Pezës, që shiten sa një makinë luksoze

20-08-2012 / Gazeta 55

Deputeti miliarder i PS-së, ka deklaruar për vitin e fundit një pasuri prej mbi 570 milionë lekë. Nga këto, vetëm nga 100 krerë bagëti të imta, 6 krerë lopë, 5 pemë frutore apo dhe 10 rrënjë ullinj, ai ka fituar 8.5 milionë lekë. Në kushte e këtij “sinqeriteti” të “fermero-deputeto-miliarderit” Dash Peza, i ngelet ILDKP-së të verifikojë pasurinë e tij, për më tepër mënyrën e sigurimit të këtyre të ardhurave të konsiderueshme, nga shitja, me sa duket e një deleje me çmim që do ta kishin zili edhe koncensionarët e shitjes së makinave më luksoze

Në Shqipëri gjen shumë e shumë fermerë, që të paktën pjesë të ekonomisë së tyre të kenë 100 krerë bagëti të imta, 6 krerë lopë, 5 pemë frutore apo dhe 10 rrënjë ullinj. Sa e sigurt është kjo, aq e pasigurt është se ndonjëri prej këtyre fermerëve të mundshëm, mund të fitojë në vit 8.5 milionë lekë.
E megjithatë, njëri e bën ndryshimin...
... Dash Peza.
Është ky “fermerë”, i cili me 100 krerë bagëti të imta, 6 krerë lopë, 5 pemë frutore dhe 10 ullinj të trashëguara nga familja, ka arritur që vetëm për vitin 2011, të ketë siguruar një fitim prej 8.5 milionë lekë.
Merita e këtij “fermeri” qëndron në faktin, sa të thjeshtë, aq edhe banal, se ky, ndryshe nga gjithë fermerët e tjerë të mundshëm anë e mban Shqipërisë, bën “parte time” edhe punën e deputetit. Kështu që binomi “fermero-deputet”, i ka dhënë atij “titullin e lartë” të “miliarderit të PS-së”.
Dallimi i vogël në dukje, i deputetllëkut “parte time” midis Dash Pezës dhe një fermeri të çfarëdoshëm në Shqipëri, bën edhe dallimin e madh, atë të bilancit për vitin 2011, i cili në llogarinë e “miliarderit të PS-së” ka shtuar edhe 8.5 milionë lekë më shumë. Dhe falë 100 krerëve të bagëtive të imta, 6 krerëve lopë, 5 pemëve frutore dhe 10 rrënjëve ullinjsh të trashëguara nga familja, “fermero-deputeto-miliarderi i PS-së”, ka sot, të paktën një pasuri prej mbi 570 milion lekë (të vjetra).
Dash Peza, i njohur së fundmi si “fermer” i super-suksesshëm, para se të njihej si i tillë, nuk ka qenë i njohur as si deputet. Për ët gjithë ata që nuk e mbajnë mend, Dash Peza, duhet pranuar se nuk ka qenë një emër anonim, paçka se sot është një deputet anonim. Ai është bërë i njohur, jo vetëm si  një nga sekserët e Edi Ramës në dhëniet e lejeve të ndërtimit gjatë kohës që ky i fundit drejtonte Bashkinë e Tiranës, por edhe ishte një zaptues rrugësh, mbi të cilat ngrinte pallate shumëkatëshe, në qendër të Tiranës.
Biles, biles, është ky begraund “i suksesshëm” i tij, i cili i ka dhënë mundësinë Dash Pezës që sot të ketë ka një pasuri të konsiderueshme, duke merituar edhe etiketimin “miliarderi i PS-së”.
Në kushte e këtij “sinqeriteti” të “fermero-depoteto-miliarderit” Dash Peza, i ngelet ILDKP-së të verifikojë pasurinë e tij, për më tepër mënyrën e sigurimit të këtyre të ardhurave të konsiderueshme, nga shitja e një deleje me çmim, që do ta kishin zili edhe koncensionarët e shitjes së makinave më luksoze.

Miliarderi Dash Peza
Pasuria e deklaruar në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive nga deputeti Peza përllogaritet 57.350.721 lek ose mbi 570 milion lek të vjetra.
Nga deklarimet e tij në ILDK, mësohet se deputeti Peza deklaron se fiton një shumë prej 850.000 lekësh nga shitja e bagëtive të imta, të trasha, vajit të ullirit, arrave, qumështit dhe nënproduktet e tij. Këto fitime, sipas deklarimit të vetë atij, mësohet se janë siguruar nga që disponon 100 krerë bagëti të imta, 6 krerë lopë, 5 pemë frutore dhe 10 ullinj të trashëguara nga familja.
“I suksesshëm” Dash Peza, sipas deklarimeve të tij pranë ILDKP-së,  duket se është edhe në fushën e “real astate”. Nga këto deklarime, mësohet se ai ka nënshkruar një kontratë paraprake për blerje dyqani me një shumë 165.000 euro. Gjithashtu ai disponon një shtëpi banimi 600 metra katrorë në një truall 1800 metra katrorë në fshatin Pezë me vlerë 5.500.000 lekë, të ardhura këto të përfituara nga shitja e apartamentit 13.500.000 lekë, pronë e bashkëshortes tij. Deputeti Peza ka në pronësi dy apartamente, një në “Rrugën e Durrësit” me sipërfaqe 121 metra katrorë dhe me vlerë 82.000 euro dhe tjetrin në Rrugën “Ndre Mjeda” me sipërfaqe 100 metra katrorë me vlerë 55.000 euro. Deputeti Peza disponon dhe një truall 130 metra katrorë në Rrugën “28 Nëntori”. Po ashtu, deputeti Peza ka dhënë kapar për të blerë një tokë me sipërfaqe 3500 metra katrorë me vlerë 3.000.000 lekë. Deputeti Peza disponon dhe një truall prej 9600 metra katrorë.
Veç këtyre “pasurive të patundshme”, deputeti Dash Peza mësohet se disponon edhe “pasuri të tundshme” të konsiderueshme, sikurse është një depozitë bankare me shumën 950.000 lekë dhe një autoveturë “Mitsubishi” me vlerë 30.000 euro. Ndërkohë, Deputeti Peza përfiton nga depozitat që ka në tre banka të ndryshme, përkatësisht 5.162 euro, 1665 dollarë dhe 56.700 lekë.
Këtu nuk janë llogaritur përfitimet prej 967.200 lekë, nga paga e bashkëshortes së deputetit socialist Dash Peza.
Por, me gjithë këto pasurit të madhe “të tundshme” e “të pa tundshme”, Dash Peza është edhe një “borxhli”. Borxhi më i madh i tij, rezulton ta ketë ndaj një shoqe të bashkëshortes, me një shumë prej 46.000 euro dhe 1.100.000 lekë.
Ndërkohë, deputeti Dash Peza ka edhe disa kredi për të shlyer në banka të ndryshme me vlerë 2.690.000 lekë, 690.000 lekë, 3.990.432 lekë, 60.609 euro, 238.786 euro dhe 115.581 euro.

Dash Peza i vitit 2010
Një vit më parë deputeti Dashnor Peza deklaroi pranë ILDKP-së se ka paguar 500 mijë lekë të rinj si kapar për blerjen e një toke arë në sipërfaqe 3500 m2.
Për sa i përket të ardhurave, veç pagës si deputet dhe asaj të bashkëshortes, Dash Peza, mësohet se ka përfituar nga interesat e depozitave 5 mijë euro dhe 3 milionë lekë, ndërkohë që nga shitja e bagëtive të imëta dhe produkteve të tyre ka përfituar 900 mijë lekë të rinj.
Në të njëjtën kohë, ai ka paguar 6 kredi dhe në vitin 2010, mësohet se ka paguar 12 mijë euro dhe 1 milion lekë të rinj.

Pasuritë e Dash Pezës

Pasuria e deklaruar
57.350.721 lekë

Pasuri e tundshme
100 krerë bagëti të imta,
    6 krerë lopë,
    5 pemë frutore
 10 rrënjë ullinj
   1 autovetur “Mitsubishi” me vlerë 30.000 euro

Pasuri të patundshme
Dyqan me vlerë 165.000 euro (kontratë paraprake)
Shtëpi banimi 600 m2
Truall 1800 m2 në fshatin Pezë me vlerë 5.500.000 lekë
Apartament në “Rrugën e Durrësit” me sipërfaqe 121 m2 me vlerë 82.000 euro
Apartament në Rrugën “Ndre Mjeda” me sipërfaqe 100 m2 me vlerë 55.000 euro
Truall në Rrugën “28 Nëntori” 130 m2
Truall 3500 m2 me vlerë 3.000.000 lekë (ka dhënë kapar)
Truall 9600 m2

Dashamir Peza – Sipas deklarimit te ILDKP-ja

Viti 2010
- Pagesë kapari për blerjen e një toke arë me sipërfaqe 3500 m2 500.000 lekë
- Këmbim në depozitë nga 64.000 USD në 4.805.000 lekë
- Depozita në Tirana Bank tërhequr në muaj të ndryshëm për blerjen e një makine “Golf 5”
- Shitje e 50 % të aksioneve në “Palma sh.p.k” 50.000 lekë
- Paga si deputet 1.091.733 lekë
- Pjesëmarrja në komisionet parlamentare 706.138 lekë
- Paga e bashkëshortes 967.200 lekë
- Përfitim nga depozita bankare 5.162 euro
- Përfitim nga depozita bankare 270.000 lekë
- Përfitim nga depozita bankare 56.700 lekë
- Përftim nga shitja e bagëtive të imëta, të trasha, vaj ulliri, qumështi dhe nënproduktet e tij 900.000 lekë
- Pagim kësti kredie 110.651 lekë
- Pagim kësti kredie 3.843 euro
- Pagim kësti kredie 6.118 euro
- Pagim kësti kredie 2.281 euro
- Pagim kësti kredie 638.505 lekë
- Pagim kësti kredie të marrë nga vajza 276.000 lekë

Viti 2011

Ndryshimet
- Depozitë e mbetur në BKT
  Vlera 17.460 Euro

Të ardhurat
- Paga si deputet
  Vlera 1.086.432 Lekë
- Paga nga komisionet parlamentare + dieta
  Vlera 767.296 Lekë
- Paga e bashkëshortes
  Vlera 1.086.060 Lekë
- Përfitime nga depozitat e mbetura
  Vlera 2.100 Euro

Detyrimet
- Kredi në Alpha Bank
  Vlera 10.670 Euro (pa shlyer 222.000 Euro)
- Kredi pranë Bankës Popullore
  Vlera 1.121.495 Lekë (pa shlyer 930.000 Lekë)
- Kredi në Pro-Credit Bank
  Vlera 2.188 Euro (pa shlyer 60.812 Euro)
- Kredi në Pro-Credit Bank
  Vlera 1.061 Euro (pa shlyer 34.939 Euro)
- Kredi në Pro-Credit Bank
  Vlera 178.665 Lekë (pa shlyer 8.121.335 Lekë)
- Kredi në Pro-Credit Bank
  Vlera 2.900.000 Lekë

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›