E Diel, 1 Nëntor 2026

Referendumi për kreun e PD-së, shtyhet afati i votimit në degët e mëdha deri në orën 19:00

TIRANË, 23 maj/ATSH/ Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike ka vendosur zgjatjen e orarit të votimit deri në orën 19:00 në degët e mëdha të PD-së, për shkak të fluksit të lartë të votuesve.

Përfaqësuesi i KOKOE-së, Ivi Kaso, bëri të ditur se vendimi është marrë pas kërkesave të disa degëve, përfshirë degën 2 në seli dhe një sërë degësh qendër-qarku në Tiranë dhe qarqet e tjera të mëdha.

Sipas tij, ndërsa në disa degë të vogla procesi është mbyllur, në njësitë ku vijon fluks i lartë votimi është gjykuar e nevojshme shtyrja e afatit, me qëllim që të gjithë anëtarët të kenë mundësi të shprehin votën e tyre në procesin e rikonfirmimit të kryetarit të partisë.

Kaso u ka bërë thirrje demokratëve në degët e mëdha që të marrin pjesë në votim brenda orarit të zgjatur.

/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›