Referendumi për shtetësinë italiane polarizon vendin

Italia po zhvillon një referendum kombëtar dy ditor, 8-9 qershor, i cili propozon përgjysmimin e kohës së nevojshme për të aplikuar për shtetësi italiane.
Shkurtimi i kohës së pritjes nga 10 vjet në pesë do ta sillte këtë vend në një linjë me shumicën e vendeve të tjera në Evropë.
Referendumi u iniciua nga një iniciativë qytetare dhe mbështetet nga grupet e shoqërisë civile. Por që një referendum i tillë të jetë i vlefshëm, duhet të marrin pjesë 50% e të gjithë votuesve në Itali.
Kryeministrja Giorgia Meloni ka njoftuar se do të bojkotojë votimin, duke e deklaruar ligjin e shtetësisë tashmë “të shkëlqyer” dhe “shumë të hapur”. Partitë e tjera aleate me të po u bëjnë thirrje italianëve të shkojnë në plazh në vend të qendrave të votimit.
Çështja se kush mund të marrë shtetësinë italiane është e ndjeshme. Një numër i madh emigrantësh dhe refugjatësh ilegalë mbërrijnë në vend çdo vit, por ky referendum u drejtohet atyre që kanë udhëtuar ligjërisht për punë në një vend me një popullsi që po tkurret dhe po plaket me shpejtësi.
Qëllimi është i kufizuar: të përshpejtohet procesi për marrjen e shtetësisë, jo të lehtësohen kriteret e rrepta.
Reforma do të prekte banorët e huaj afatgjatë që janë tashmë të punësuar në Itali dhe fëmijët e tyre nën 18 vjeç do të natyralizoheshin gjithashtu.
/rtsh.al/