E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare: Martins shkon te Wolfsburgut

Obafemi Martins është transferuar nga Newcastle United te kampioni i Gjermanisë, Wolfsburg.
Në faqen zyrtare të ekipit gjerman është konfirmuar se sulmuesi ka nënshkruar kontratë katërvjeçare, ndërsa Newcastle do të fitojë 9 milionë paund nga shitja e lojtarit.
Trajneri i Wolfsburgut, Armin Veh, është shprehur shumë i kënaqur me këtë transferim dhe mendon se ky është pikërisht lojtari që i nevojitet skuadrës së tij, që tashmë ka në sulm Grafiten dhe Edin Dzekon, me mundësinë për të shfrytëzuar dy ose tre sulmues në ndeshje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›