E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani: “Rama fitues, pa dalë rezultati”!

Ndërsa ende nuk ka një rezultat përfundimtar, e sikurse protestat e opozitës vijojnë të mbajnë të mbërthyer për të katërtën ditë Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, jo i pakët ka qënë dhe reagimi nga Partia Demokratike.
 

Në një deklaratë për shtyp nga selia blu, deputeti demokrat Gerti Bogdani edhe njëherë deklaroi qartazi se ende nuk ka një veridkt, kjo në lidhje me shpalljen e fitores nga ana e palës kundërshtare.
 

Në lidhje me këtë cështje, për deputetin e krahut blu, këtë gjë e shpreh dhe raporti i OSBE/ODIHR, ndërsa kreu opozitar e shpall veten fitues. Ndërkaq, Bogdani saktësoi më tej se në këtë proces numërimi të saktë dhe transparent, është e patolerueshme që kreu i opozitës të bllokojë rrugët dhe këtë institucion.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›