E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqeria civile Ristani ti kerkoi falje publike znj. Subash

Shoqeria civile nje sere organizatash dhe shoqatash te ndryshme i kane derguar nje leter te hapur Kryetarit te Komisionit Qendror Zgjedhor Arben Ristanit.
Letra shpreh shqetesimin lidhur me menyren joprofesionale dhe diskriminuese me te cilen Ristani ka trajtuat publikisht nenkryetaren e KQZ-se Deshire Subashi.

Fjalori me te cilin ju drejtuat znj. Subashi ne mbledhjen e KQZ-se se dates 18 maj 2011 si dhe qendrimet tuaja ndaj saj nuk perputhen me keto standarde baze per nje institucion publik dhe reflektojne diskriminim ndaj grave dhe kolegeve qe jane drejt pensionit. Qendrime te tilla jane te papranueshme per nje zyrtar te larte publik si dhe nxisin nje mendesi te keqtrajtimit te grave e te mungeses se respektit per rolin vendin dhe kontributin e tyre ne shoqeri thuhet ne leter. Me tej shprehet se per me teper keto qendrime shenojne shkelje te ligjit nr.10221 date. 04.02.2010 Per mbrojtjen nga diskriminimi i cili percakton dhe ndalon diskriminimin mbi baza gjinore dhe moshore si dhe te ligjit nr.9970 date.24.07.2008 Per barazine gjinore ne shoqeri.

Ne perfundim te letres i kerkohet Ristanit qe te ngriheni ne lartesine e dinjitetit te zyrtarit publik te cilen ua kerkon detyra duke i kerkuar falje publike znj. Subashi per trajtimin tuaj diskriminues ndaj saj.

Mirela Arqimandriti Qendra e Aleances Gjinore per Zhvillim
Iris Luarasi Qendra e Keshillimit per Gra dhe Vajza
Vjollca Mecaj Komiteti Shqiptar i Helsinkit
Prof.Dr Aurela Anastasi Qendra per Nisma Ligjore Qytetare
Juliana Hoxha Partners Albania
Diana uli Forumi i Pavarur i Grave
Delina Fico aktiviste per te drejtat e grave
Valdet Sala eksperte per shoqerine civile
Monika Kocaqi Shoqata Refleksione
Ani Ruci Shoqata Refleksione
Kozara Kati Qendra Shqiptare e te Drejtave te Njeriut
Milva Ekonomi Instituti Axhenda
Lumturi Xhani Shoqata Jona Sarande
Elona Gjebrea Shoqata per Popullsine dhe Zhvillimin
Eda Haxhiymeri Streheza per Gra dhe Vajza
Sevim Arbana Shoqata Ne dobi te gruas shqiptare
Arlinda Dudaj botuese
Mirela Kumbaro pedagoge
Bajana Ceveli Shoqata e Grave me Probleme Sociale Durres
Majlinda Angoni shoqata Gruaja te Gruaja Shkoder
Majlinda Hoxha shoqata Agritra Vizion Peshkopi
Shpresa Banja Forumi i Pavarur i Gruas Elbasan
Marjana Meshi shoqata Te ndryshem por te barabarte
Brikena Puka Qendra Vatra Vlore



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›