E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma, Wollfarth: Finishi afër, nëse ka vullnet

Ambasadori i OSBE-së, Eugen Volfarth

TIRANE- Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Eugen Wollfarth tha sot se përmbyllja në kohë dhe me sukses e reformës zgjedhore do të përbënte një sukses të ndjeshëm për Shqipërinë në proceset e saj integruese.

Wollfarth, i pranishëm në konferencën Trashëgimia Zgjedhore Europiane, shtoi se, një përfundim në kohë i reformës zgjedhore do ti jepte kohë edhe KQZ-së për të bërë përgatitjet e nevojshme dhe të efektshme.

Por, për të përmbushur këtë, sipas ambasadorit  Wollfarth kërkohet që udhëheqësit të lënë mënjane interesat partiakë dhe vetjakë, e të nderojnë besimin që ju kanë dhënë shqiptarët.

Duke e konsideruar shumë të afërt vijën e finishit, siç tha ai, për ata që kanë vullnet politik, shtoi se na mbetet ende të shohim nëse udhëheqësit shqiptarë do të udhëhiqen nga një ndjenjë më e madhe përgjegjësie.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›