Reforma Zgjedhore Arvizu e Wollfarth Respektoni afatet

Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu dhe ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth deklaruan të hënën se partitë politike në vend duhet të
respektojnë afatet për reformën zgjedhore.
Duke folur në një tryezë me temë "Teknologjitë e reja në zgjedhje dhe administrimi i tyre”, ambasadori Arvizu theksoi se "duhen respektuar afatet kohore që gjërat të mos lihen për në momentin e fundit. Respektimi i afateve do të bëjë të mundur që të mos i lihen përgjegjësitë palës tjetër".
Me të njëjtën kërkesë ka dalë edhe kreu i prezencës së OSBE-së, ambasadori Eugen Wollfarth. Sipas tij, duhet të adresohen gjithë propozimet e bëra nga OSBE/ODIHR për të mundësuar një reformë zgjedhore të standardeve më të mira.