Tirane grate kercenojne se do te hidhen nga kati i 10-te

Disa gra kërcënojnë se do të hidhen nga kati i 10-të i një pallati në
ndërtim në zonën e Unazës së Re në Tiranë, nëse nuk zbatohet kontrata me
pronarin e objektit dhe nëse nuk dorëzohen apartamentet sipas
marrëveshjes së nënshkruar më parë mes palëve.
Gratë, të cilat aktualisht ndodhen të izoluara në tarracën e pallatit, duken të qeta dhe komunikojnë me njëra-tjetrën për atë cfarë po ndodh poshtë, ku tashmë janë vendosur forca të policisë.
Sipas informacioneve të fundit, kanë nisur negociatat mes policisë dhe familjarëve të grave për të hequr dorë nga tentativa për t'u hedhur nga lartësia.