E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma Zgjedhore, Bylykbashi: PS ka tendencë ta bllokojë

22-06-2012 / Gazeta 55

Dështon mbledhja e parë e komisionit per Reformen zgjedhore, pas zgjatjes se afatit një ditë më parë nga Kuvendi. Edhe në këtë takim palët nuk kanë gjetur konsensus per dy ceshtje te rendesishme, KQZ dhe trajtimin e ankesave. Bashkëkryetari socialist Daminan Gjiknuri ka braktisur mbledhjen pas rezervave që kishte për cështjet që po diskutoheshin. 


Ne mbyllje te mbledhjes, eksperti i PD-se, Oerd Bylykbashi ka akuzuar PS per bllokimin e radhes, duke deklaruar se PS ka braktisur mbledhjen e komisionit per reformen zgjedhore. Sipas tij, detyra e sotme ishte që grupi i ekspertëve të pastronte dhe të nxirrte për miratim të gjitha amendamentet në lidhje me procedurat e administrimit të zgjedhjeve dhe ankimoret që janë tre kapituj dhe të reflektoheshin rekomandimet e ODIHR për teknologjinë në votim dhe numërim.


“PS tentoi të bëjë bllokimin e radhës, të djegë edhe këtë afat tre javor, përdoret një afat për tu bllokuar puna, ndërkohë që detyrat janë mjaft të qarta dhe askush nuk mund të bëjë përtej rekomandimeve të ODIHR-it”- tha ai.


Por pala tjetër ka mohuar këtë fakt. Bledar Cuci, ekspert i PS deklaroi për mediat se kërkesa e PS ishte legjitime, të verifikojë komentet me shkrim të OSBE-ODHIR lidhur me hedhjen poshtë të numërimit elektronik. Sipas tij ekziston një kundërshti me gojë nga OSBE, por kjo duhet të jetë e sqaruar me shkrim për të analizuar edhe pika të tjera që mund të mos jenë cekur. Megjithatë eksperti Cuci paralajmëroi se të mërkurën PS do të vijë me një projekt, një draft integral për këto amandamente. 


Mbledhja vjen vetem nje dite pasi Kuvendi miratoi me 117 vota pro vijimit të punës së Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, pune qe sipas Kuvendit do të vijojë deri më 12 korrik për të përmbyllur ndryshimet në Kod.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›