E Diel, 1 Nëntor 2026

Bëni kujdes me peshënspermatozoidët ngadalësohen me rritjen e saj

Një studim i fundit i botuar në revistën Human Reproduction dhe i kryer nga një ekip studiuesish holandezë në Rotterdam, mori në shqyrtim 450 meshkuj të cilët kishin dalë nga një vizitë në një qendër e posaçme lidhur me problemin e fertilitetit.

Hipoteza kryesore e studimit ishte të gjente nëse ishte e mundur një lloj korrelacioni midis ndryshimit të masës trupore dhe parametrave të spermës tek meshkujt që u bënë objekt i studimit, siç është numri total i spermatozoidëve si dhe përqindja e spermatozoidëve aktivë, pra të lëvizshëm.

Të dhënat e studimit në fjalë sugjerojnë se shtimi i masës trupore te meshkujt ndikon në uljen e përqindjes së lëvizshmërisë progresive të spermatozoidëve, pra me rritjen e peshës, spermatozoidët bëhen më të ngadaltë, duke çuar shpesh deri në fertilitet.
Ndërkohë që të gjitha këto korrelacione negative mbetën po të njëjta, kur bëhet fjalë për lidhjen mes peshës dhe shpejtësisë së spermatozoidëve, edhe pas rregullimeve statistikore tek personat që u bënë objekt i studimit, lidhur me moshën, grupet etnike, dietat e ndjekura nga secili prej meshkujve, konsumimi ose jo i duhanit, alkoolit, drogës, statusi social etj., çka tregon se ky studim duhet marrë seriozisht, si një arsye më tepër për të luftuar obezitetin.
(gazeta-Shqip.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›