Gjermani- Greqi, sot luhet për futboll dhe politikë
Mbrëmjen e sotme do të luhet sfida e dytë çerekfinale e Euro 2012, ku Gjermania do të përballet me Greqinë. Por kjo sfidë sa sportive është edhe aq politike, kjo sepse marrëdhënieve mes dy vendeve pas krizës ekonomike të helenëve .
Dashamirësit e soprtit por edhe ekonomistët e kanë cilësuar këtë ndeshje si Derbi i borxhit, pasi përveç topit, në mes janë dhe kreditorët evropianë. Mëngjesin e sotëm gazetat greke janë hapur me tituj të tillë: “Falimentojini!”, shkruan Sportday, ndërsa gazetat e tjera kanë marrë si tituj deklaratat e shumë personaliteteve siç është ajo e Leonidhës. Kur mijëra persë, kërkuan nga 300 ushtarët e tij të dorëzoheshin në Termopile dhe atëherë ai u tha: “Ejani ta merrni fitoren”.
Ndërsa mediat gjermanë vijojnë me ironitë e tyre, si psh. Bild shruan: Grekë sot nuk do t’ju shpëtojmë.
Ndeshja luhet sot në 20:45, ku pritet që stadiumi të ndizet nga të dyja tifozeritë, ndërsa pritet që ndeshja të shihet nga afër edhe nga kancelarja Merkel dhe kryeministri grek Samaras.
Gjermanët vijnë me zero humbje nga grupi B, ose atë që quhej grupi i Ferrit, ndërsa grekët suprizuan në ndeshjen me Rusinë duke e mundur atë dhe njëkohësisht duke e eleminuar nga Euro 2012. Favoritë janë bavarezët, por analistët shprehen se do ta kenë vështirë përballë grekëve sepse është një ekip tepër i vështirë për tu mundur.
Skuadra që do të kualifikohet mbrëmjen e sotme do të përballet në gjysëmfinale me fituesen e ndeshjes Angli- Itali.
Kliti Topalli/ IDEA