E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma Zgjedhore, Komisioni vendos për numërimin elektronik

TIRANE-Takimi i Komisionit për Reformën Zgjedhore ka përfunduar me marrjen e disa vendimeve.

Komisioni i posaçëm i reformës zgjedhore është mbledhur mesditën e së premtes, pa praninë e medias, për të diskutuar rreth aplikimit të sistemit elektronik të numërimit të votave në zgjedhje. Çështja e numërimit elektronik të votave u bë prezente në fillim të kësaj jave gjatë një tryeze për çështjet zgjedhore, ku Prezenca e OSBE-së solli disa përvoja nga kompani prestigjioze ndërkombëtare për këtë sistem të numërimit të votës.

Komisioni i posaçëm i reformës zgjedhore, që aktualisht është në mandatin shtesë të punës së tij, deri tani ka miratuar me konsensus një sërë amendamentesh, që lidhen me përfshirjen e grave në listat zgjedhore në masën 30%; financimin e partive politike në fushatat zgjedhore; ashpërsimin e sanksioneve për komisionerët që dëmtojnë procesin, si dhe ndryshimet e dispozitave për listat e zgjedhësve. Një nga pikat e pritshme të debatit ishte dhe numërimi elektronik i votës.
Faktori ndërkombëtar e ka vlerësuar reformën zgjedhore si tepër të rëndësishme dhe prioritet kyç në procesin e integrimit. Pak kohë më parë, Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian, Stefano Sannino, gjatë një vizite në Tiranë (21 mars), theksoi se rishikimi i ligjit zgjedhor duhet të përfundojë sa më shpejt, në mënyrë që zgjedhjet e vitit të ardhshëm të kryhen në mënyrën më të mirë

Komisioni vendosi që votat të numërohen me anë të sistemit elektronik. Mënyra sesi do të veprohet me këtë sistem do të përcaktohet më qartë në takimet në vijim.
Po kështu, komisioni Për Reformën Zgjedhore vendosi që qendrat e votimit të mso hapen më në ambiente private. Gjithashtu anëtarët e komisionit vendosën që të ulet numri i qendrave të votimit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›