PS: Erdhi 1 Prilli, Berisha po gënjen biznesin për taksat e ulëta
TIRANE-Partia Socialiste reagoi sot rreth tryezës qe organizoi sot kryeministrit Sali Berisha me përfaqësues të biznesit.
Në një konferencë për shtyp sekretari për programin në PS-së, Ilir Beqja ka theksuar se kryeministri kujtohet për biznesin kur opozita takohet me ta.
“Edhe sot Berisha vazhdoi të mos thotë të vërtetën pasi po i afrohet festa e tij 1 prillit dhe këtë vit e ka filluar me gënjeshtra. Thotë që Shqipëria i ka taksat e ulta por organizmat ndërkombëtare tregojnë se Shqipëria është vendi me taksa më të larta” ka theksuar Beqja.
Ai ka theksuar më tej se kryeministri Berisha u përpoq sot të kundërshtojë propozimet e PS-së dhe ta vendosë atë kundër biznesit ndërkohë që është ai i cili është kundër sipëmarrjes.
“Nëse është dikush që është kundra sipërmarrjes është qeveria pasi u ka ende kontrata të papaguara sipërmarrjeve për punën publike. Janë 100 mln dollarë të papaguara kompanive. Saliu mburret për prokurimet publike por biznesi deklaron se në prokurimet online nuk merren vesh pjesëmarrësit dhe ofertat” ka theksuar më tej Beqja.
Sipas Beqjas, PS-ja ka nisur komunikim të shëndetshëm me biznesin dhe do e vazhdojmë në vijimësi ndërsa ka shtuar se konsumi në vend është ulur se shqiptarët s`kanë punë dhe taksohen më shumë. “Në programin tonë jemi përcaktuar qartë se do të krijojmë punësim, taksim të ndershëm dhe jo të sheshtë dhe heqje referencash me vitin e pare qe do vijme ne pushtet” shtoi Beqja.
(d.b/BalkanWeb)