E Diel, 1 Nëntor 2026

Poloni, në qytetin Koscierzyna shpërthen gjak nga pusetat

TIRANE-Në qytetin Koscierzyna të Polonisë një situatë anormale ka shqetësuar jo vetëm banorët por edhe autoritetet. Në qytet po krijoheshin pellgje të shumta, dhe jo si zakonisht me ujë por me gjak. Gjaku doli nëpër rrugë nga pusetat.

Autoritet njoftuara nga banorët e alarmuar kanë zbuluar edhe misterin që tmerroi për vdekje banorët e qytetit. Sipas policisë lëngu i kuq ishte vërtet gjak, por jo njeriu.

Ata thanë se gjaku vinte nga një fabrikë mishi së cilës i ishin bllokuar tubacionet e shkarkimit dhe gjaku po dilte nëpër puseta.

Gjaku hyri në oborret e 2 shkollave dhe pranë një marketi, thanë dëshmitarët.

Por jo vetëm kaq, shqetësimi i banorëve vazhdon dhe ata ankohen se ky gjak mund të kthehet në burim infeksionesh.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Poloni, në qytetin Koscierzyna shpërthen gjak nga pusetat

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›