E Diel, 1 Nëntor 2026

“Club D"affaire”, Berisha: Urë lidhëse për investimet Shqipëri-Francë

TIRANE - Kryeministri Berisha mori pjesë në ceremoninë e hapjes së klubit shqiptaro-francez, “Club D"affaire”. Duke vlerësuar potencialet që ofron Shqipëria, shefi i qeverisë e cilësoi krijimin e klubit shqiptaro-francez si një urë lidhëse për të nxitur zhvillimin e investimeve tregtare mes dy vendeve.

Kryeministri Berisha tha se edhe Shqipëria i ka ndjerë pasojat e krizës në eurozonë, por nënvizoi se vendi ynë ofron mundësi të shumta investimi.

“Modeli shqiptar është i bazuar në taksat më të ulëta dhe në peshën më të vogël në sektorin publik se në sektorin privat, sepse kemi standarde liberale”, - deklaroi kryeministri Berisha.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›