Reforma Zgjedhore, PD-PS miratojnë paketën për financimin e fushatës
TIRANË- Komisioni i posacëm parlamentar për Reformën Zgjedhore i mbledhur sot në mjediset e Kuvendit miratoi me konsensus amendamentet e propozuara nga ekspertët që kanë të bëjnë me financimin e fushatës elektorale të subjekteve politike.
Amendamentet konsistojnë në reformimin e kritereve të financimit të fushatës si dhe burimeve publike dhe private të saj.
Nga amendimi i shtatë neneve të kodit zgjedhor dhe konkretisht të pjesës së VII-të të tij, që lidhet me financimin e zgjedhjeve, përfituese do të jenë partitë e vogla, të cilat, edhe nëse nuk marrin mandate parlamentare, do të përfitojnë fonde nga buxheti i shtetit.
Paketa e miratuar sot është e para në kuadrin e ndryshimeve të domosdoshme në ligjin zgjedhor të rekomanduar nga OSBE/ODIHR në raportin përkatës ku përfshihen 53 rekomandime.
Në mbledhjen e sotme morën pjesë dhe ekspertë të huaj, të ngarkuar nga OSBE-ODIHR për të asistuar Komisionin e Reformës zgjedhore, zoti Jessie Pilgrim dhe Richard Lappin.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Kodi i ri Elektoral, 10 nenet e para të miratuara me konsensus PD-PS Fondet vjetore, PD përfiton 79 mln lekë, PS 75.2 mln lekë