E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputetë të PS letër Berishës: Ministri Naco shkel ligjin

TIRANË- Një grup deputetësh të Partisë Socialiste i kanë adresuar kryeministrit Berisha shqetësimin e tyre për mosmarrjen e një përgjigje nga ana e ministrit të Ekonomisë Nasip Naco lidhur me një letër të tyre, dërguar më 19 dhjetori të vitit të kaluar për gjendjen alaramante në minierën e Bulqizës.

“Pasurimi i paligjshëm me mineralin dhe mungesa e cdo mbikqyrje shtetërore në Bulqizë i ka lënë vendin luftës së bandave kriminale dhe kartelit mafioz të shfrytëzimit të minerarit”-thuhet në letrën e deputetëve drejtuar kryeministrit.

Për Partinë Socialiste “vdekjet e njëpasnjëshme të minatorëve, por dhe lufta për territore minerali, e bandave të armatosura, janë këmbanë alarmi që nuk duhen toleruar me injorim qeveritar dhe përfitime të paligjshme që blejnë heshtje dhe nënshtrim ministrash”,- thuhet në letrën e ligjvënësve socialistë.

Deputetët e cilësojnë shkelje flagrante të ligjit faktin që ende qeveria dhe më konkretisht ministri i Ekonomisë, Nasip Naco nuk ka denjuar ti japë një përgjigje pyetjeve të formuluara në kërkesën dorëzuar atij në dhjetor të vitit të kaluar.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›