E Shtunë, 31 Tetor 2026

Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit mes MJ dhe AIDA

TIRANË- Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve.

Kjo marrëveshje ka si qëllim institucionalizimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, në shërbim të rritjes dhe zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike-tregtare të Shqipërisë me jashtë.

Zv/Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto vlerësoi se përmes këtij bashkëpunimi do të arrihen rezultate konkrete të prekshme për të rritur në mënyrë progresive interesin e investitorëve të rëndësishëm për Shqipërinë.

Ndërkaq, Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve Eneida Guri theksoi se ky bashkëpunim ka si qëllim, promovimin e Shqipërisë në mënyrë që institucionet që përfaqësojnë shtetin shqiptar të flasin me të njëjtën gjuhë, kur promovojnë ato mundësi që ka Shqipëria për të ofruar.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›