Wollfarth: Të gjendet një zgjidhje që vlen për të ardhmen

Tre ditë para se të përfundojë afati i komisionit për reformën zgjedhore, kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth është takuar për mëse 1 orë në selinë rozë me kreun e PS-së Edi Rama. Në një prononcim për mediat pas takimit, ambasadori Wollfarth theksoi se duhet të gjendet një zgjidhje që vlen për të ardhmen.
“Me rëndësi që kjo zgjidhje të gjendet mes partive të përfaqësuara në parlament. Komisioni për reformën zgjedhore ka bërë një punë themelore, tani mbetet t`u jepet përgjigje disa pikave që i përkasin transparencës. Duhet të gjendet një zgjidhje që vlen për të ardhmen” theksoi Wollfarth.
Ai ka theksuar se ekziston mundësia për një zgjidhje për reformën zgjedhore ndërsa shtoi se më shumë e rëndësishme sesa koha e përfundimit të afatit të komisionit për reformën zgjedhore është transparenca . “Komisioni për Reformen ka bërë punë shumë të mirë, por duhet të gjendet zgjidhje për çështjet që janë ende të hapura e ato duhet të gjenden të tilla që të sigurojnë besimin e votuesve. Ekziston mundësia për zgjidhje, ajo është afër. Janë gurët e fundit politik për të ndërtuar urën.