Reforma e re e financimit, cilët studentë përfitojnë
Cila do të jetë formula për dhënien e kuponit shtetëror për studentët
Studentët më të mirë të maturave të ardhshme do të mund të përfitojnë nga kuponi në sistemin e ri të financimit që do të prezantojë së shpejti Ministria e Arsimit dhe e Shkencës. Në këtë mënyrë, pjesa më e madhe e maturantëve pritet që duhet të paguajnë gjithë koston e studimeve të tyre, e cila nuk pritet të jetë më pak se 1 milion lekë të vjetra në vit për shumicën dërrmuese të programeve mësimore.
Formula
Formula për të cilën po bisedohet tashmë nga grupi i punës i ngritur nga ministria, është që të përcaktohet një kuotë standard pikësh, që do të shërbejë si minimumi që duhet të arrihet nga maturanti për të marrë kuponin. Kjo pritet të jetë për ata që kanë mesatare mbi 7.5 që do të thotë pak a shumë më shumë se 5 mijë e ca pikë. Mundësia e dytë që po shqyrtohet, është që të mos vendoset standard pikësh, të frikësuar nga mundësia e daljes me rezultate shumë të mira të shumicës së maturantëve, por përcaktimi i një përqindjeje të maturantëve që do të përfitojnë nga kuponi. Ajo që po bisedohet aktualisht, është për 20 deri në 25 për qind e maturantëve që do të dalin më mirë në provimet e maturës, të përfitojnë këtë kupon e të mos u duhet të paguajnë gjithë koston e studimeve të tyre. Këshilltari britanik i qeverisë për këtë reformë, Quentin Thompson, thotë se në disa vende, financimi publik lejon studentët që të zgjasin periudhën e studimeve të tyre për shumë vite më shumë se standardi, - duke propozuar që kjo masë të merrej edhe në Shqipëri.
Po meritës, pikëpyetje nevojës
Arsyeja pse formula do të bazohet vetëm mbi maturantët e mirë dhe jo për ata në bazë nevoje, është rreziku që mund të sillte kjo në cilësi. E bazuar mbi propozimin e Thompsonit, dhënia e kuponëve në bazë të meritës bëhet për të ndihmuar universitetet e mira. Së pari, do të ishte e mundshme që një universitet të thithte studentë të një standardi shumë të ulët, thjesht për të përfituar nga fondet publike. Ka pak gjasa që universitetet me standarde të larta ta bëjnë këtë, por është gjithsesi e mundshme. Një vendim politik nevojitet për standardin minimal që duhet të plotësojë një student për të thithur fonde publike, - thotë ai. Një tjetër problem që është paraparë, është informaliteti që ekziston në Shqipëri, ku një pjesë e mirë e bashkëqytetarëve tanë punojnë në të zezë ose në punë gri, duke bërë që zyrtarisht të kenë të drejtë të përfitojnë një ndihmesë në bazë të nevojës, ndonëse faktikisht i tejkalojnë kërkesat.
Lista e personave që u është njohur diploma nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës
Flamur Vellku
2. Arled Topallaj
3. Brunilda Ferro
4. Mirseda Plaku
5. Ilir Rroqja
6. Elona Vladi
7. Afrodhiti Bajo
8. Kadri Tabaku
9. Aleksander Rakiçeviq
10. Thomas Thomos
11. Nikolaos Fotos
12. Manjola Hala
13. Helena Papa
14. Helene Baraba
15. Piro Andon
16. Kamber Kamberi
17. Alfons Pengili
18. Gjergj Legisi
19. Fation Nezaj
20. Eljana Mankollari
21. Anduena Gjevori
22. Irisi Beleraj
23. Ardiana Varfi
24. Laura Yzeiraj
25. Anila Xhaho
26. Zamira Çekrezi
27. Laerta Çeka
28. Ariola Mbistrova
29. Rozafat Nuhiallari
30. Gjergji Semani
31. Klevis Kumbaro
32. Ligoraq Toshi
33. Arlind Anamali
34. Fatjona Qurku
35. Dashamir Hoxha
36. Junida Sheraj
37. Mimoza Ziko
38. Eriona Kertusha
39. Jonilda Korina
40. Teuta Disani
41. Artur Lufi
42. Dorina Patuzi
43. Gentjan Agalliu
44. Ilda Grozdani
45. Eriseld Zyka
46. Irina Alla
47. Elvis Kerenxhi
48. Edlira Antoni