Trajtimi i sëmundjes ulceroze
28/07/2010 Flet mjekja gastrohepatologe Valdete Malaj, këshillat që duhet të ndjekin pacientët
Simptomat dhe faktorët që ndikojnë në shfaqjen e sëmundjeve që prekin stomakun
Pranvera Kola
Pakujdesia në përdorimin e medikamenteve të ndryshme apo mosmbajtja e një diete të ekuilibruar ushqimore mund të bëhet shkak për shfaqjen e problemeve shëndetësore në stomak, të cilat manifestohen nëpërmjet sëmundjes së ulcerës. Në një intervistë për gazetën “Metropol”, mjekja gastrohepatologe Valdete Malaj tregon shkaqet që çojnë në shfaqjen e sëmundjes, si dhe hapat që duhet të ndiqen për të parandaluar në stadet më të hershme komplikacionet që shfaqen në organizëm.
Tashmë dihet që një ndër komplikacionet më të shpeshta që prek stomakun është ulcera. Konkretisht çfarë është dhe si klasifikohet kjo sëmundje?
Ulcera është një ndër sëmundjet më të shpeshta që prek stomakun. Zakonisht shfaqen dy lloje ulcerash, ku përfshihen ulcera gastrike, që prek stomakun, dhe duodenale, që prek fundin e stomakut dhe fillimin e zorrës. Shfaqja e kësaj sëmundjeje shoqërohet me dëmtimin e mureve të stomakut, në të cilin krijohet një shtresë e dëmshme mukoze me diametër rreth 5 milimetër. Në përgjithësi ulcera shkaktohet nga dëmtimi i mukozës dhe submukozës gastrike ose edhe duodenale, që shkakton gërryerje të thellë të këtyre shtresave nëpërmjet procesit të saj inflamator, duke arritur deri në shtresën muskulore të stomakut apo duodenit. Nëse nuk tregohet kujdesi i duhur për trajtimin e kësaj sëmundjeje, ajo mund të shfaqet sërish. Kjo, pasi në përgjithësi ulcerat kanë natyrë kronike dhe ecuri përsëritëse. Sëmundjet ulceroze përfshijnë ulcera të natyrës gastrike dhe ato duodenale, të cilat kanë shumë tipare të përbashkëta në drejtim të patogjenezës, diagnozës dhe trajtimit, ashtu sikur edhe dihet që kanë edhe shumë elemente të tjera që i dallojnë.
Cilët njihen si shkaktarët që ndikojnë në shtimin e komplikacioneve të stomakut nëpërmjet formave të tilla si ulcera?
Tashmë dihet se një ndër faktorët kryesorë të shfaqjes së ulcerës është infeksioni H. Pylori, si dhe përdorimi i preparateve antiinflamatore josteroidë. Shkaku kryesor është prezenca e lartë e infeksionit H. pylori, transmetimi i të cilit bëhet në rrugë orale ose fekale-orale, kryesisht nga ushqimi, si dhe nga përdorimi i ujit të ndotur. Po ashtu, një ndikim të madh në shtimin e këtyre shqetësimeve sjell edhe përdorimi i medikamenteve të ndryshme. Kështu, antiinflamatorët josteroidë janë ndër preparatet medikamentoze që përdoren më shpesh në praktikën e përditshme mjekësore. Në këtë grup përshihen medikamente të tilla, si: aspirina, indometacina, voltareni dhe butazolidina etj. Përdorimi i këtyre medikamenteve ndikon në dëmtimin indirekt të barrierës mbrojtëse të stomakut.
Gjithashtu një faktor tjetër është edhe ai gjenetik. Sipas vëzhgimeve të bëra, rezulton se është vënë re shpeshtësi e lartë e pranisë së sëmundjes ulceroze në persona të së njëjtës familje apo në të njëjtën linjë trashëgimie gjenetike. Kështu, familjarët e nivelit të parë të të sëmurit ulceroz kanë risk tri herë më të lartë se popullata e përgjithshme për të zhvilluar këtë sëmundje. Gjithashtu ekziston mundësia që të trashëgohen gjenetikisht tipare si prodhimi i shtuar i acidit klorhidrik apo defekte të elementeve përbërës të barrierës së mukozave. Nga ana tjetër njihen edhe shumë faktorë të tjerë dytësore, që ndikojnë në shfaqjen e këtyre problemeve, siç janë përdorimi i duhanit, alkoolit, kafeinës, mbajtja e një regjimi jo të balancuar ushqimor, stresi etj.
Me çfarë simptomash shoqërohet shfaqja e ulcerës?
Duke qenë se shenjat klinike nuk janë karakteristike dhe mund të ngjajnë me patologji të tjera nga më të ndryshmet, për të vendosur dhe përcaktuar diagnozën e saktë është e nevojshme që të bëhen një sërë ekzaminimesh të caktuara. Fillimisht bëhet ekzaminimi radiologjik si dhe ai endoskopik, i cili kryhet nëpërmjet një sonde me pajisje optike që jep pamjet reale të brendësisë. Nëpërmjet tyre vëzhgohet edhe ecuria e formimit të ulcerës. Megjithatë, simptoma tipike që ndiejnë pacientët me këtë sëmundje janë dhimbjet e forta në stomak, të cilat shtohen me agravimin e sëmundjes. Gjithashtu simptoma të tjera që manifestohen janë edhe hemorragjia në feçe, ndjesia e të vjellave, lodhja trupore, zgjimet e shpeshta gjatë natës. Kjo është një sëmundje që prek në masë të madhe meshkujt. Kjo është vënë re dhe në numrin e lartë të vizitave që janë bërë pranë qendrave shëndetësore. Raporti në këtë rast është 1.3 me 1 në favor të meshkujve. Por kjo sdo të thotë që dhe femrat nuk vuajnë nga shfaqja e ulcerës. Ndërkohë që zhvillimi i sëmundjes merr përmasa të ndryshme kur shfaqet në duoden ose në gastrit. Ulcera e duodenit prek më shumë pacientët e moshave 30 deri në 55 vjeç, ndërsa ulcera e gastritit prek në masë moshat nga 55 deri në 70 vjeç.
Cilat janë ndërlikimet që shoqërojnë këtë sëmundje, në rast se nuk merret trajtimi i duhur në kohë?
Kjo sëmundje shoqërohet me një sërë ndërlikimesh. Fillimisht do të flasim për hemorragjitë, të cilat janë ndërlikimi më i shpeshtë i ulcerës gastrike apo duodenale. Ajo mund të ndodhë si pasojë e dëmtimit të ndonjë ene të madhe gjaku ose dhe nga gërryerja e një numri të madh të enëve të vogla të gjakut gjatë ecurisë së sëmundjes. Ky ndërlikim ndodh shpesh te mosha të mëdha mbi 60 vjeç dhe tek të sëmurët që kanë përdorur medikamentet antiinflamatore josteroide. Të sëmurët me këtë ndërlikim kanë nevojë emergjente për reagim dhe dhënie solucionesh likuide apo transfuzionesh. Gjithashtu komplikacione të tjera janë edhe stenoza pylore-bulbare. Sot, në saje të trajtimit korrekt, vihet re më rrallë. Në përgjithësi këta të sëmurë duhet të operohen. Një tjetër ndërlikim është edhe perforacioni ose çarja e mureve të stomakut, e cila konsiderohet si një urgjencë madhore kirurgjikale.
Cilat janë këshillat që duhet të ndiqen për të kuruar dhe mbajtur larg këto komplikacione?
Kurat e përgjithshme të trajtimit të sëmundjes ulceroze mbështeten në tre hapa themelorë. Konkretisht në mjekimin e gjendjes së hiperaciditetit, duke përdorur preparate të cilat ulin nivelin e prodhimit të acidit klorhidrik; në çrrënjosjen e bakterit të përmendur H. pylori duke përdorur preparate antibakteriale. E fundit ka të bëjë me vendosjen e një regjimi të përshtatshëm higjieno-dietetik, në mënyrë që të realizohet një shërim i shpejtë i efektshëm i sëmundjes. Ndonëse niveli i sekretimit acid është gjithmonë i rëndësishëm në patogjenezën e sëmundjes, çrrënjosja e këtij bakteri konsiderohet aktualisht si linja kryesore e trajtimit të sëmundjes. Një rëndësi të veçantë ka edhe evitimi i përdorimit të preparateve si aspirina dhe të tjera që bëjnë pjesë në grupin e antiinflamator josteroid. Gjithashtu është i nevojashëm ndalimi i përdorimit të duhanit, alkoolit apo kafeinës. Të sëmurët duhet të tregohen të kujdesshëm në mbajtjen e një regjimi të rregullt ushqimor, ku duhet të shmanget përdorimi i produkteve pikante, acidet e tepërta apo ushqimet e yndyrshme dhe të skuqura, të cilat ndikojnë në rëndimin e mëtejshëm të stomakut.