E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma fiskale kete jave ne Parlament

Paketa e re e reformave fiskale të qeverisë pritet të mbërrijë në parlament në fillim të javës së ardhshme. Referuar përllogaritjeve të afateve proceduriale, pritet që biznesi të përfitojë nga lehtësitë fiskale minimalisht pas 1 muaji.
E konsideruar si një revolucion i vërtetë nga kryeministri, paketa e re fiskale në ndihmë të biznesit do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit jo më pak se 200 mln euro...
“Kjo shifër do t’i mungojë buxhetit por do t’i shkojë biznesit”.
Shuma e munguar do të kompensohet përmes shtimit të prodhimit e punësimit, që reflektohet më pas në rritje ekonomike.
Reformat në fushën fiskale nuk do të ndikojnë në rritjen e kufirit të borxhit. Këtë radhë kreu i qeverisë Berisha ka premtuar se qeveria do të bëjë shkurtime të shpenzimeve publike.
Në mesin e kësaj jave, qeveria shqiptare miratoi paketën e re fiskale ku përfshihet heqja e të gjitha detyrimeve tatimore dhe doganore për pajisjet që përdoren në industri dhe për inputet bujqësore. Po ashtu, paketa parashikon lehtësi fiskale për bizneset që punësojnë të rinj, ndërsa heq tatimin për pagat nën 30 mijë lekë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›