Aksident ne aksin Elbasan-Librazhd
Një aksident automobilistik u regjistrua në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në afërsi të fshatit Xibrakë. Automjeti tip Ëolksvagenme targë TR 5121 F ka dalë nga rruga e është përplasur në anë të saj. Për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i automjetit dhe një person tjetër që udhëtonte në këtë automjet. Të lënduarit janë dërguar për në spitalin e Elbasanit dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas burimeve spitalore, njëri prej të aksidentuarve ndodhet në gjendje serioze për jetën.
Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe ekspertët. Sipas të dhënave të para rezulton se shkak I aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia tej normave dhe moti me lagështi.
Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe ekspertët. Sipas të dhënave të para rezulton se shkak I aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia tej normave dhe moti me lagështi.