Reforma greke e pensionit jo kushtetuese
Gjykata e auditit greke e ka konsideruar jo kushtetuese pjesën më të madhe të reformave në sistemin e pensioneve të parashikuar në memorandumin e tretë mes Athinës dhe trojkës ndërkombëtare, e cila duhet të aprovohet nga parlamenti dhe që përbën bazën e një marrëveshjeje të mudshme mes trojkës. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia greke Ana. Gjykata e cila duhet të rishikojë të gjithë projektligjet greke më parë se ato të shkojnë për votim në parlament ka shpjeguar se masat si ato të ngritjes së moshës së pensionit me dy vjet deri në 67 vjec si dhe shkurtimet mes 5 deri në 10% të pensioneve mund të shkelin kushtetutën, veçanërisht ai që është shkurtimi i pestë në radhë i pensioneve që nga viti 2010. reforma e pensioneve do të votohet në parlament javën e ardhshme. Ndërkohë mes qeverisë greke dhe trojkës së kreditorëve mbeten ende të hapura negociatat mbi temën e financimeve për vendin i cili kërkon dy vite shtesë deri në 2016 për të konsoliduar llogaritë publike. Kështu ka deklaruar drejtori i marrdhënieve me jashtë i FMN geri Ryce, sipas të cilit Greqia dhe kreditorët duhet të gjejnë një marrëveshje mbi kushtet e financimit që të jenë në përputhje me një nivel borxhi të qëndrueshëm. Rice ka shpjeguar se nuk ka një afat për përfundimin e negociatave duke theksuar se deri tani janë bërë progrese domethënëse në rrugën e reformave strukturore dhe të korrigjimit të llogarive.