E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largim i kapitalit nga Spanja

Në shtatë muajt e parë të vitit volumi i kapitalit i larguar nga Spana ka regjistruar vlerën e 247 miliardëve euro, një rritje me 600 herë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Ky fenomen tashmë po zgjat që prej 14 muajsh dhe e con vlerën e kapitalit total jashtë Spanjës në 343 miliardë euro, apo një e treta e PBB spanjoll. Të dhënat shqetësuaese janë bërë me dije nga BQS e cila ka theksuar se në këto shtatë muaj është shënuar një rekord historik i largimit të kapitalit. Ky kapital jo vetëm është financuar jashtë nga investitorët spanjollë por ka patur edhe një zhvlerësim të aksioneve të bonove qeveritare spanjolle të mbajtura jashtë vendit. Për këtë fenoment por edhe në përkeqësimin e ekonomisë dhe papunësisë në vend kryeministri mariano Rajoy ka siguruar se do të kërkojë ndihmë nga BQE për blerje të titujve shtetëror të Spanjës nëse vendi do të ketë nevojë. Por kreu i qeverisë ka ritheksuar se për momentin paketa e shpëtimit nuk mund të mendohet, por bëhet fjalë vetëm për një instrument shumë të rëndësishëm. Situata në vend mbetet mjaftë kritike. Vetëm në muajin gusht mungesa e investimeve në Spanjë arrin në 11,8 miliardë euro apo 3 miliardë më pak se muaji gusht. Bursa e madridit ka pësuar një rënie totale me gati 8% që nga fillimi i vitit ndërsa kuota e borxhit publik në duart e investitorëve të huaj ka rënë në 33,8% krahasuar me vitin e kaluar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›