E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma në Ushtrinë amerikane, shkurtohen 100 mijë trupa

Reformat e reja të administratës Obama kanë prekur Departamentin e Mbrojtjes, i cili pritet të ketë rreth 100 mijë trupa më pak. Lajmin e raportoi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta, sipas të cilit, projekti që po zbatohet ka të bëjë me një ushtri më të vogël, por më efikase. Kreu i Pentagonit tha se Ushtria amerikane do ti nënshtrohet kësaj reforme brenda 5 viteve të ardhshme. Pjesë e reformës është edhe mbyllja e disa bazave. Administrata Obama ka vendosur shkurtimin e fondeve për Mbrojtjen, të cilat do të përfshijnë rreth 487 miliardë dollarë më pak shpenzime për një periudhë 10-vjeçare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›