E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali politik, shërbimet sekrete përgjojnë të majtët

Dosjet e spiunazhit në Gjermani kanë përfshirë anëtarët e partisë së majtë Die Linke për aktivitet antidemokratik, duke hapur kështu një skandal të ri politik. Lajmi u publikua në disa nga mediat më prestigjioze gjermane, mes tyre edhe revista Der Spiegel, e cila publikoi dosjen e spiunazhit të Zyrës për Mbrojtjen Kushtetuese. Partia Die Linke është themeluar në ish-Gjermaninë komuniste Lindore. Monitorimi i shumë anëtarëve të kësaj partie po kryhet në mënyrë të ligjshme dhe mes të përndjekurve nga shërbimet sekrete janë edhe rreth 25 deputetë të kësaj partie në Parlamentin gjerman. Zyra e Mbrojtjes Kushtetuese ka për detyrë të ruajë institucionet demokratike, si sistemi gjyqësor dhe zgjedhjet e lira. Por, sipas Die Linke, funksioni i kësaj zyre ka shkuar tepër larg dhe tashmë kjo temë ka ndezur një debat të fortë politik në Gjermani mbi legjitimitetin e Zyrës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›