SHBA me strategji të re ushtarake

Departamenti i mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara e ka paraqitur një strategji të re ushtarake me buxhet më të vogël.
Sekretari i mbrojtjes, Leon Panetta, i ka njoftuar gazetarët në Pentagon, se si ky departament do t’i absorboj shkurtimet pa e dëmtuar gatishmërinë ose fuqinë.
Sipas tij, ushtria e Shteteve të Bashkuara është “në pikën kthyese strategjike, pas një dekade të luftës dhe rritjes substanciale në buxhetin e mbrojtjes”, prej vitit 2001.
“Ne vendosëm se është e rëndësishme për ta bërë këtë një mundësi për zhvillimin e strategjisë së re ushtarake, për Shtetet e Bashkuara dhe për forcën ushtarake amerikane, që ne e dëshirojmë për të ardhmen. Kjo strategji na ka udhëzuar ne në bërjen e një varg zgjidhjeve të vështira dhe në ndërtimin e një kompleti të ri të prioriteteve mbrojtëse”, tha Panetta në Pentagon.
Sipas këtij plani, ushtria, që aktualisht i ka 570 mijë ushtarë, do të zvogëlohet për 80 mijë, gjatë pesë vjetëve të ardhshme.