E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, gjendet trupi i 41-vjeçarit, u hodh nga ura e Bunës 1 javë më parë

Gazeta Shqip

Gjendet trupi i pajetë i 41 vjeçarit nga Shkodra, Adnand Tula i cili u vetëhodh nga ura e Bunës 1 javë më parë.

Sipas të dhënave të policisë të qytetit verior, trupi i 41 vjeçarit është gjetur disa km nga vendi ku ai u vetëhodh në ujërat e lumit, nga banorë të fshatit Tenar të komunës Dajç, në Shkodër.

Forcat e policisë kanë kanë shkuar në vendngjarje ku kanë bërë ekzaminimet e nevojshme dhe më pas trupi i pajetë i 41 vjeçarit është dërguar në morg, ku familjarët kanë bërë edhe identifikimin e viktimës.

41-vjeçari Adnan Tula u vetëhodh nga ura e Bunës më datë 4 nëntor, në sy të shumë njerëzve të pranishëm, të cilët me gjithë përpjekjet për ta shpëtuar, nuk ia kanë arritur pasi trupi është marrë nga rrjedha dhe vetëm 1 javë më vonë u bë e mundur gjetja e trupit të pajetë disa km larg nga vendngjarja.

11 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Shkodër, gjendet trupi i 41-vjeçarit, u hodh nga ura e Bunës 1 javë më parë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›