E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma ne drejtesi PS-PD perplasje per tryezen

Deputetët demokrat të komisionit të ligjeve e konsiderojnë formë të re bllokimi, tryezën e mbledhur nga Partia Socialiste për reformën në drejtësi. Në një deklaratë publike, deputetët e mazhorancës janë shprehur se Tryeza më tepër ishte një veprimtari politike, e cila do të ishte shpresëdhënese, vetëm nëse Edi Rama do u kishte kerkuar ndjese publike shqiptareve per bllokimin mbi tre vjecar qe i bëri cdo nisme reformuese ne fushen e drejtesise. 

“Dallimi i vetem eshte se kete here bllokimin po kerkon ta realizoje nepermjet veglave te verbera te Partise Socialiste ne gjirin e drejtesise”- thuhet në deklaratën e deputetëve demokratë, ku cilësohen si bashkëpunëtorë, emrat e gjyqtarit te Gjykates se Larte, Ardian Dvoranit dhe prokurorit te Prokurorise se Pergjithshme, Shkelqim Hajdari. “Te dy perfaqesuesit e drejtesise merrnin pjese ne kete veprimtari partiake, ne kundershtim flagrant me statusin, detyren dhe funksionin e tyre shteteror.” – thuhet në deklaratën për shtyp te deputetëve të djathtë. Për mazhoranncën, vendi i vetëm ku realizohen veprime konkrete për të reformuar sistemin e drejtësisë, është parlamenti

Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e hënë , 31 tetor 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›