E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universitetet te henen fituesit e formularit A3

Fituesit e fundit për këtë vit akademik mund të gjejnë emrat e tyre nga data 31 tetor pranë fakulteteve. Rezulatet pas plotësimit të formularit A3 mund të gjenden dhe në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit. Kjo e fundit sqaron se regjistrimi i fituesve do te bëhet nga 1 deri 4 nëntor. Formulari A3 u plotësua nga 6800 konkurentë dhe mbi gjysma e tyre janë shpallur fitues.

"Në formularin A3 u përfshin 221 programe studimi për 3604 kuota të shpërndara në 11 institucionetp[ublike të arsimit të larët. Agjencia kombëtare e provimeve do të kërkojë në datën 31 tetor 2011 pranë institucioneve publike të arsimit të lartë dhe drejtorive arsimore rajonale dhe zyrave arsimore në formë të shkurtuar listat përfundimtare të fituesve", bëri të ditur Brikena Kollcinaku, zëdhënëse e MASH.

Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›