E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma ne kulture, konsulence nga Evropa

Drafti i pare i propozimit per reformen institucionale ne kulture shkoi ne Opera, por pas nuk kane qene edhe Teatri Kombetar dhe ai i femijeve. Ajo cka siguron drejtori i Artit dhe Letrave ne Ministrine e Kultures, duke qene edhe nje prej personave qe ka marre pjese ne hartimin e draftit per reformen institucionale, Fatjon Dragoshi, eshte fakti se ky draft eshte hartuar nga specialiste. Dragoshi shprehet: "Jane eksperte te Keshillit te Evropes per politikat kulturore me te cilet jemi konsultuar per te mburritur ne kete draft. Jane njerez qe kane mbi 17 vjet qe punojne per reformat ne te gjitha vendet e Evropes Lindore dhe Qendrore, qe paten te domosdoshem reformimin". Por pasi institucionet dhe kryesisht drejtuesit e tyre te kene shqyrtuar ate cka shkruhet ne draft propozim, pritet qe te kete diskutime ne ministri. Dragoshi shprehet: "Me te finalizuar punen, ministri ka kaluar materialet per shqyrtim tek institucionet e varesise dhe duhet te vijne me mendimet e tyre. Logjika e vazhdimesise eshte kjo. Ata do te vijne me mendimet e tyre dhe me pas do te ulemi per te diskutuar ne ministri. Ndersa me artistet do te kete konsultim intensiv. Dhe ajo cka duam te theksojme eshte se te vetmit njerez qe ky draft nuk i prek dot jane artistet, pasi rigjallerimi i jetes ne keto teatro ka te beje me te drejtat e autorit, qe jane nje e ardhur plus per ta".
Reforma ne Artin Skenik
Draft-propozimi shkoi se pari ne Teatrin Kombetar te Operes dhe Baletit
Mesohet se drafti ka shkuar edhe ne Teatrin Kombetar dhe Teatrin e Femijeve
Ne ditet ne vijim, do kete diskutime ne ministri per verejtjet e drejtuesve e artisteve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›