Panairi i Berlinit, "Dashuria e re mesdhetare"
Panairet sherbejne per te percjelle nje imazh te ri. Per Shqiperine, slogani ne Panairin Nderkombetar te Turizmit ne Berlin ishte "Dashuria e re mesdhetare". Nje stende qe niste me imazhet e alpeve, turizmin ujor, Butrintin e gjithcka specifike ka Shqiperia u prezantuan nga Ministria e Turizmit, Agjencia Kombetare e Turizmit ne datat 5-9 mars ne Berlin. Stende ne formen e nje ishulli, me siperfaqe 117 m2. E keshtu, bukurite e Shqiperise, u prezantuan perkrah 200 vendeve me te bukura ne bote. Anija ajrore e tipit Zeppelin, mbi te cilen qe e shkruar "Albania New Mediterranean Love" apo "Shqiperia nje dashuri e re mesdhetare" dhe muret e mbuluara me Albania, jane ato imazhi i Shqiperise turistike. Robert Dumi, nga Agjencia Kombetare e Turizmit, ka treguar se "kjo lloj stende eshte si nje Shqiperi e vogel ne miniature. Ne njerin krah eshte amfiteatri i Butrintit, ne mes eshte improvizuar Deti Adriatik dhe ne krah te detit eshte Shqiperia, harta e Shqiperise ne relief. Ne hyrje eshte Mali i Jezerces dhe gjithcka eshte bere me dore. Nuk ka asgje te parafabrikuar ose te industrializuar". Kjo gjithcka pasi ministri Ylli Pango ka dashur te theksoje larmine turistike te Shqiperise. Pango eshte shprehur: "Ne kemi nje logo te re, te cilen e kemi quajtur: "Shqiperia, nje dashuri e re mesdhetare", sepse tashme Shqiperia me dy milione vizitoret e vitit te kaluar nuk eshte me e pazbuluar, por eshte e zbuluar ne sensin e vizitueshmerise, ne ate cka ne duam, pra te jete gjithnje e me e njohur edhe ne detajet e saj".
Ministri Pango eshte ndalur dhe ne strategjine e zhvillimit te sektorit te turizmit, qe ka si objektiva paresore, permiresimin e cilesise se produkteve dhe sherbimeve, si dhe krijimi i nje produkti te promovueshem me cmim te leverdishem.
Mesohet se spoti i ri per turizmin do te shfaqet me sloganin "Albania New Mediterranean Love" dhe do te transmetohet ne periudhen mars-prill 2008 ne rrjetin televiziv nderkombetar CNN. "Ne bashkepunim me ambasadat shqiptare dhe Ministrine e Puneve te Jashtme, thekson Pango, po planifikojme ngritjen e Qendrave te Turizmit dhe Kultures shqiptare ne disa prej shteteve kryesore evropiane".
Shqiperia eshte pjesemarrese ne kete panair turistik qe prej vitit 1992 si vizitor dhe nga viti 1993 dhe ne vazhdim ka qene prezent me stenden e saj ne Panairin Nderkombetar te Turizmit ne Berlin.
Perkrah pavijonit shqiptar edhe aeroporti Nene Tereza
Disa holle me tej ne panair ka qene prezent edhe Aeroporti i Tiranes "Nene Tereza", qe u tregon vizitoreve mundesite e udhetimit ne Shqiperi. Andrea Gebbeken, menaxherja e aeroportit, u ka keshilluar turisteve potenciale te vizitojne Shqiperine, sepse do te perjetojne nje surprize te bukur. Gebbeken eshte shprehur: "Ne ketu kemi dhe prospektet e Shqiperise dhe mund t'u tregojme njerezve se sa interesant eshte ky vend. Nga ana tjeter, vete Tirana eshte nje qytet qe po zhvillohet me shpejtesi te madhe, infrastruktura, jeta e nates. Pra, ne perpiqemi ta bejme Shqiperine interesante dhe te terheqim sa me shume kliente".
Ne stende, muzike dhe ushqime tradicionale
Ne pavijonin shqiptar, ku per 5 dite me radhe ne Panairin e Berlinit u percoll imazhi i Shqiperise, kane qene edhe dy muzikante, te cilet shkuan enkas nga Shqiperia per t'i terhequr vizitoret jo vetem nga ana pamore, por edhe ajo akustike. Dy te rinj te veshur me veshje popullore kane shperndare guidat dhe i joshin te huajt me specialitete shqiptare, si konjaku "Skenderbeu" dhe djathi kackavall. Operatoret turistike qene te rreshtuar ne dy kolona tendash prej druri, duke furnizuar vizitoret me informacione dhe guida turistike. Gjithcka per te percjell te plote sa munden imazhin e Shqiperise turistike e per te merituar ate slogan te ri "Dashuria e re mesdhetare".
Statistika
Sipas statistikave nga MTKSR, ne vitin 2007, per here te pare Shqiperia kalon numrin e 1 milion hyrjeve te vizitoreve te huaj. Numri i vizitoreve eshte rritur 19% per vitin 2007 dhe 45% ne krahasim me vitin 2005
Operatoret shqiptare i gezohen vecanerisht rritjeve domethenese te prurjeve nga vendet e Evropes Perendimore: hyrjet nga Austria (+60%), Franca (+ 39%) dhe Italia (+ 25%). Tregu gjerman krahasuar me nje vit me pare eshte rritur me 15%.