E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma në turizëm

Nga Express më 21 qershor 2011 në ora 11:11

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila, të hënën ka takuar përfaqësuesit e kompanive turistike, me të cilët ka biseduar për reformat të cilat janë duke u bërë në fushën e turizmit.

Ministrja Kusari-Lila tha se kanë rishikuar legjislacionin që rregullon aktivitetin në fushën e turizmit. Sipas saj, më shumë se kurrë është aktualizuar kjo çështje si në kuadër të MTI-së, ashtu edhe në mesin e ndërmarrëseve dhe sektorit privat.

“Deri më tani, shumë pak jemi marrë me turizëm, pavarësisht idesë që ka lindur shumë më herët për të pasur një takim të tillë, ku do të mund të shqyrtonim mundësitë, sa i përket legjislacionit dhe numrit të madh të licencave, që ndikojnë në vonesa dhe shpenzimin e kohës dhe mundit për kompanitë turistike“, theksoi ajo.

Nga ana e përfaqësuesve të kompanive turistike, u cek se Kosova nga vendi i 100-të për turizëm në vitin e kaluar, ka kaluar në vendin e 67-të.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›